KULTURA POLITIKE QË NA MUNGONTE

760

Kështu e ka burrnia.Ky asht shembulli më i mirë për politikanët shqiptarë të Kosovës dhe jo vetëm. Dy bashkëluftëtarë patriot e atdhetarë,ushtarak profesionist,që shembën gurin e kufirit në Koshare së bashku me Agim Ramadanin e Sali Çekajn,por që politikisht më pas u gjendën në dy subjekte politike të ndryshme,ja,fati përsëri i bashkoi z.Rrustem Berishën si ish ministër i Mbrojtjes tashmë, si dhe z.Anton Çunin ministrin e sapozgjedhur i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës,i cili dhe i offoi ish Komandant Rrustem Berishës postin e këshilltarit të parë në Ministrinë e Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës.
Kjo sjellje politike e Ministrit z.Anton Çuni për ish komandantin meriton gjdo lavdatë për rrespektin ndaj komandantit profesionist ish Ministrit z.Rrustem Berishës.
Ky shembull i pa zakontë tek politikanët shqiptarë duhet lexuar si edukatë morale e politike edhe për të tjerët në të ardhmen.

Eugen Shehu

Comments