Kurteshi: Do të ndjekim të gjitha rrugët ligjore, Daka mban anën e PDK-së dhe LDK-së

98

Anëtari i KQZ-së nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi, ka bërë të ditur se ky subjekt politik do t’i ndërmarrë të gjitha rrugët ligjore pas mos certifikimit të listës së kandidatëve për deputet nga KQZ-ja.

Anëtari i VV-së në KQZ-së, Sami Kurteshi, tha se do t’i ndjekin të gjitha rrugët ligjore për ankesë.

Informohu per Koronavirusin ne Zvicer

“Ne do ti ndjekim gjitha rrugët ligjore që janë më dispozicion sipas ligjit. KQZ-ja nuk ka kërkuar me bë ndërrimin e tyre as KGJK-ja nuk ka kërkuar sepse ofron informata për KQZ-në për personat në qoftë se kanë dënime”, tha Kurteshi.“Ne jemi të bindur që garojmë në zgjedhje, PZAP-ja dhe Gjykata Supreme ka me vendosur në favorin tonë sepse Daka ka treguar që të jetë në dispozicion të PDK-së dhe LDK-së”, shtoi ai.

Edhe anëtari i Nismës, Eshref Vishi, ka thënë se do ta shfrytëzojnë mundësinë e ankesës, dhe sipas tyre Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa nuk do të veprojnë politikisht dhe janë të bindur se do të marrin pjesë në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Subjektet politike që mendojnë se pa të drejtë nuk janë certifikuar kanë të drejtë ankese brenda 24 orëve. /Lajmi.net/

Comments