Kurti dhe Osmani pajtohen: Kryeministër do të bëhet ai që ka edhe një votë më shumë

80

Kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti dhe kandidatja e LDK-së për kryeministre Vjosa Osmani kanë zhvilluar një takim të përbashkët ku ranë dakord për bashkëqeverisje.

Por sa i takon postit të kryeministrit ata po ashtu u pajtuan që ta merr atë ai që ka qoftë ehde një votë më shumë, njofton Klan Kosova.

Për Kurtin rezultati aktual nuk do të ndryshojë , por për Osmanin për t’u konfirmuar mbetet vetëm pas numërimit të votave me kusht dhe atyre të mërgatës.

“Ne si LDK e kemi deklaruar edhee më parë që po presim rezultatin final dhe nëse konfirmohet, kushdo që del se ka më shumë vota ka fituar edhe kryeministrinë. Pozitën time ku do të jem unë do ta marr vendimin unë bashkë me partinë”.

MÖBEL THEMA

“Do të presim rezultatin final të numërimit sepse është respekt ndaj qytetarëve. Janë në pyetje rreth 20 mijë vota të mërgatës dhe 20 mijë me kusht. Pa hezitim në bashkëqeverisjen tonë ne do t’ia urojmë njëri-tjetrit”.

Kurti gjithashtu tha se ata kanë uruar njëri-tjetrin për gjithçka.

“Ne do të qeverisim bashkë dhe rezultatet preliminare i kemi dhe nuk besoj që do të ndryshojnë. Ne e uruam njëri-tjetrin për gjithçka. por për darkordim dhe korrektësi është certifikimi i zgjedhjeve nga KQZ”.

Sa i përket koalicionit me Listën Serbe Kurti tha se do të respektojnë Kushtetutën që një ministri të drejtohet nga komuniteti serb, mirëpo se fillimisht do të bisedojë me serbë që e pranojnë Kosovën shtet.

“Obligimi kushtetues është që nga komuniteti serb të kemi një ministër dhe ne do ta respektojmë kushtetutën, por s’do të vrapojmë te Lista Serbe pa takuar dhe biseduar serbët jashtë Listës Serbe që kanë garuar dhe që iu bë edhe një herë padrejtësi me shkeljet e shumta që i kanë konstatuar edhe vëzhguesit ndërkombëtarë. Bisedimet do të fillojmë me serbët që po e pranojnë republikën tonë”.

Comments