Kurti planifikon dy ekipe për dialogun Kosovë-Serbi

173

Kryeministri në detyrë i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitës së tij të sotme në Prizren, ka folur ndër tjera edhe për dialogun Kosovë-Serbi.

I pyetur rreth kësaj çështjeje nga gazetarët, Kurti ka thënë se me këshilltarët politikë kanë bërë një plan për dialogun e ardhshëm me Serbinë dhe se i duhen dy ekipe krahas njëra-tjetrës.

“Ekipi i parë politik përfaqësues, i përbërë nga kryeministri, presidenti, kryeparlamentarja dhe nga një anëtar i shtatë partive politike, pra do të jetë ekip dhjetëanëtarësh. E në anë tjetër një ekip ekspertësh i fushave të ndryshme. Jam në përgatitje të formimit të një ekipi të tillë”, ka thënë Kurti

MÖBEL THEMA

Ai ka thënë se ekipi i dytë varet prej tij, e i pari nga gatishmëria e tjerëve.

Edhe dje kryeminsitri në detyrë Kurti e ka njoftuar të dërguarin të porsaemëruar të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, sllovakun Miroslav Lajçak se Kushtetuta e obligon atë, si kryetar i Qeverisë, që ta themelojë dhe udhëheqë ekipin negociator.

Në letrën dërguar Lajçakut, kryeministri në detyrë ia ka shpalosur atij planet për themelimin e një ekipi gjithpërfshirës, në të cilin, përpos Kurtit si udhëheqës, anëtarë tjerë do të ishin: presidenti Hashim Thaçi, kryekuvendarja Vjosa Osmani, ashtu si edhe përfaqësues të partive politike të Kosovës.

Comments