Kurti: Po punojmë shumë për COVID-19, por shëndetësia është në nivel jo të kënaqshëm, e popullsia është e varfër

168

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti është deklaruar para mediave pas përfundimit të takimit me kryetarin e komunës së Malishevës, Ragip Begaj.

Kurti tha se sot po viziton Malishevën bashkë me ministrin Vitia e ministren Rexhepi, teksa u prit nga të parët e kësaj komune.

Ai theksoi se komuna e Malishevës i ka diku rreth 3% të popullsisë së shtetit tonë, mirëpo mbi 30% të të infektuarve me COVID-19.

MÖBEL THEMA

“I shpreha ngushëllime kryetarit për qytetaren e Malishevës që ka ndërruar jetë dhe është varrosur mbrëmë, është një lajm i pikëllueshëm për të gjithë neve. Urojmë që të tjerët të infektuarit të shërohen sa më parë. Po punojmë në këtë drejtim, por edhe kufizimet janë të mëdha, në njërën anë e kemi sektorin e shëndetësisë në nivel jo të kënaqshëm, në anën tjetër e kemi popullsinë e varfër dhe duhet si institucione qendrore e komunale të bashkëpunojmë maksimalisht, në mënyrë që sa më pak të shpërndahet COVID-19, prandaj edhe do të na duhet ti shtojmë masat e kufizimit, për këtë gjë kryetari Begaj dhe ministri Vitia do të jenë në kontakt të drejtpërdrejtë, në mënyrë që të mos kemi edhe më shumë të infektuar.

Edhe një herë iu bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës, posaçërisht atyre të Malishevës, që t’i kufizojnë lëvizjet dhe të qëndrojnë në shtëpi e kur është e domosdoshme të dalë një anëtar i familjes për furnizim me ushqim, barna apo mjete për higjienë”, tha Kurti, raporton Indeksonline.

Ai gjithashtu shtoi se duhet mbajtur pastërtinë, të qëndrojmë në shtëpi, të ruajmë distancën fizike sepse ajo eruan veten tonë,por edhe e mbron tjetrin.

“Komuna e Malishevës po i respektojnë të gjitha vendimet e qeverisë dhe udhëzimet e ekspertëve, por tash kemi nevojë në një komunë si kjo që është goditur më së shumti të ndihmojmë më shumë, por edhe ti kemi masat më rigoroze të izolimit, e vetëizolimit ashtu që në muajin prill të mos lejojmë kurrfarë ngritje të theksuar të lakores së shpërndarjes, që do të na bënte pjesës të vendeve të tjera të Evropës e botës që kanë pësuar rëndë. Duhet të dalim me sa më pak pasoja nga kjo krizë e kjo është e mundur nëse investojmë e angazhohemi maksimalisht në parandalim”, përfundoi Kurti./Indeksonline/

Comments