Kush ishte në kabinetin e Zaevit gjatë majit të 2019, kërkohen kamerat?!

178

Deputeti i VMRO-DPMNE, Antonio Milloshoski sot në Prokurori ka dorëzuar audio regjistrimet nga bisedat e ish-kryeministrit Zoran Zaev, që janë publikuar gjatë fundjavës së kaluar.

MÖBEL THEMA

Milloshoski tha se ai që i ka dhënë regjistrimet dhe transkriptet ka thënë se në kabinetin e ish-kryeministrit Zaev ka qenë edhe një person i përfshirë në rastin “Reket”. Zaev dyshon në disa deptetë që kanë mundur të regjistrojnë takimin.

Milloshoski tha se personi që i ka dhënë materilet është anonim dhe se ai është evidentuar tek prokurorja Vilma Ruskoska, e cila po heton rastin “Reket”. Në bisedën e përgjuar dëgjohet zëri i Zaevit duke theksuar se është marrë vesh me Prokurorinë Supreme dhe se ai gjatë bisedës ka komentuar vendimet e kësaj prokurorie.

Comments