Kush janë dy personat që e shtynë Albin Kurtin të hyj në politikë?

786

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka deklaruar se fillimisht pati shumë komunikim mes tij dhe ambasadorit amerikan, Grenell lidhur me tarifën 100% dhe reciprocitetin.

Por që sipas tij ai më pas ka filluar komunikimin më të shpeshtë me zyrtarët e LDK-së.

Kurti poashtu deklaroi se për të më e lehtë është politika sesa angazhimi akademik.

Albin Kurti përmendi edhe dy emra që ndikuan për futjen e tij në politikë e që ishin, Ejup Statovci dhe Adem Demaçi.

“Duket që më pastaj ka filluar që ai komunikimi në formë trysnie ta ushtrojë më shumë me zyrtarët e LDK-së, sesa me mua.Ka një lloj kapërcimi ku duke parë se ku ka më shumë rezistencë fillon të veprojë aty ku ka më pak rezistencën njërën anë dihet se kush është përgjegjës në këtë aspekt të brendshëm,por në anën tjetër mendoj se trysnia që është bërë nuk ka qenë korrekte, është trysni ku përqendrimi është tek koha për marrëveshje, tek nënshkrimi përfundi tekstit e jo tek përmbajtja e shkruar e marrëveshjes. Me çdo punë që jam marrë, jam marr me pasion pasi puna ka qenë kauzë, pra kam punuar gjithmonë në dritën e një çështje dhe kam qenë pasionant. Në fakultet jam regjistruar pasi e kam dashur shumë matematikën, duket paradoks por matematikanët më të mirë në gjimnaz shkonin në elektroteknikë, para se në atë të Shkencave Matematikore.Unë kam pasur në qef diskutimet me profesor Hamitin pas ligjëratave, ku ai i ka dhënë shumë rëndësi teorisë dhe pikërisht ky theksi i teorisë ka ndikuar të interesohem më shumë për filozofinë. Për mua në çdo punë bëhet një çështje për të cilën jam pasionant, por secila i ka vështirësitë e veta, mendoj se politika është më pak e vështirë sesa shkenca dhe filozofia, pra më e lehtë është politika”, tha Kurti në T7, shkruan Indeksonline.

Sipas tij angazhimi politik është më i lehtë sesa ai akademik,teksa tregoi se në vitet e 90-ta ishin dy persona të cilët kanë ndikuar tek ai politikisht.

“Angazhimi politik është më i lehtë sesa ai akademik, në mënyrën se si e kam konceptuar këtë të fundit. Por kam më shumë nostalgji për atë dhe shpesh herë kur shkoj tek prindërit atje i kam të gjithë librat e matematikës, nuk i marr me vete i lë aty sepse kur di që ke disa prirje obsesive është më mirë ta mbash veten larg dhe për vite të tëra tek prindërit e mi kam hapur ndonjë libër të matematikës që mi ka marrë disa orë.Nuk kam hy në politikë si politikan, kam hy si aktivistë, dhe sot e kësaj dite jam aktiv. Për mua politika nuk ka qenë fortë profesioni a prirje, kam qenë aktivist në aspektin kombëtarë e social e mandej disi u bëra politikan, fare s’e kam menduar kurrë në jetë që do të bëhem politikan, madje as aktivistë, por me pasionin e njëjtë që jam marrur me shkencë, me pasionin e njëjtë kam bërë edhe aktivistin pastaj.Në vitet e 90’ta mund të them se janë dy persona është asnjëri fatkeqësisht s’është i gjallë. Ejup Statovci-ish rektori dhe Adem Demaçi, simboli i rezistencës janë dy persona të cilët më së shumti kanë ndikuar tek unë aktivizimin politik, por ishin edhe rrethanat atëherë si student që në njëfarë mënyrë ishte e çuditshme nëse nuk shkoje në proteste, e jo nëse shkoje.Por më pas u përfshiva edhe më shumë në punët e ndryshme organizative, dikur demonstratat u bënë të pamjaftueshme, sepse policia serbe filloi të mos i rrahë më demonstruesit, por të vrasë nëpër fshatra në emër të asaj që po lufton UÇK-në, shtoi Kurti./Indeksonline/

Comments