Kushti i Listës Serbe për të bashkëpunuar me Albin Kurtin

435

Lista Serbe është e gatshme të bashkëpunojë me përfaqësuesit shtetëror të Kosovës.

Kështu të paktën ka deklaruar kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq.

“Qëndrimi i Listës Serbe është i qartë dhe publik. Ne jemi të gatshëm të punojmë me përfaqësuesit shqiptarë të zgjedhur në mënyrë të ligjshme për të punuar së bashku për të adresuar problemet që hasin populli serb në Kosovë. Por kryesisht përgjegjësia e qeverisë së sapokrijuar që administron institucionet e nivelit qendror”, tha ai.

MÖBEL THEMA

Kryetari i Mitrovicës së veriut tha se është herët të parashikohet se çfarë do të bëjë qeveria e re në Prishtinë për serbët.

“Pozicionet tona në institucione janë rezultat i mbështetjes së qytetarëve tanë dhe nuk janë rezultat i një marrëveshje me partitë në pushtet në Prishtinë. Ne nuk duhet lejuar që ministritë të vënë stafin tonë në shërbim të interesave të tyre. Futja e shërbimit ushtarak dhe dëmet e luftës ndër të tjera janë arsyet pse nuk mund të ishim pjesë e këtij koalicioni, sepse s’i mbështesim kurrë këto ide”, tha ai, transmeton Indeksonline.

Rakiq tha se arritja e marrëveshjeve për autostrada dhe linjë hekurudhore do të krijojnë mundësi të mëdha për zhvillimin ekonomik, pas heqjes së taksës.

“Sapo Prishtina të heq taksën, ekipi ynë negociator është gati për negociata. Presidenti Vuçiq e përsëriti këtë disa herë. Kanë kaluar shumë kohë që nga futja e taksës dhe pasojat nuk janë vetëm ekonomike, por kanë zgjeruar hendekun mes popullit serb dhe shqiptar. Kur bëhet fjalë për dialog, është turp që BE-ja si garant, të mos hesht për faktin se Prishtina ende nuk e ka përmbushur detyrimin e saj-formimin e komunave me shumicë serbe”, shtoi ai./Indeksonline/

Comments