Kushtrim Berisha, djaloshi që theu paragjykimet e të djathtëve në Këshillin Kantonal të Schwyzit…

334

Kush është Kushtrim Berisha?
Kushtrimi ka lindur në vitin 1983 në qytetin e Gjilanit në Kosovë. Me nënën, vëllain dhe motrën e tij më të vogël, ai erdhi në Zvicër në vitin 1989 si një gjashtëvjeçar. Babai i tij, i cili kishte ardhur në Zvicër shumë vite më parë, fillimisht si punëtor stinor, kishte sjellë familjen e tij në Zvicër në mënyrë që ata të jetonin së bashku. Disa vite më vonë, Kushtrimit i lindi edhe një vëlla tjetër i vogël, i cili lindi këtu në Zvicër. Kushtrimi në Zvicër është që nga çerdhja e deri më sot dhe jeton me anëtarët e familjes së tij në Siebnen, në Komunën Schübelbach, në Kantonin Schwyz (SZ).
Cila është historia profesionale e Kushtrimit?
Sikurse të gjithë fëmijët në Zvicër, edhe Kushtrimi gjithashtu përfundoi shkollën fillore dhe atë të mesme, për të vazhduar me praktikën si elektroinstalues EFZ. Ashtu si shumë familje emigrantësh, familjes së tij iu desh të kalonte kohë të vështira dhe për këtë arsye ai mbante një punë shtesë me kohë të pjesshme, për të mbështetur familjen e tij që në moshë të vogël dhe për shumë vite më pas.
Pas përfundimit të praktikës, ai filloi si një montues i thjeshtë dhe vazhdoi të zhvillohej. Te punëdhënës të ndryshëm ai e dëshmoi vetveten dhe u kualifika. Edhe si menaxher i projektit, gjatë gjithë kësaj kohe ai ende kishte një punë shtesë me kohë të pjesshme.

Kushtrimi nuk u kënaq me punën si menaxher i projektit dhe kështu, vendosi të studioj dhe në vitin 2017 mori diplomën si teknik HF.

Sot Kushtrimi punon për kompaninë “Swisscom (Schweiz) AG” dhe punon si “Partner & Account Manager”.
Familja dhe hobi?

Kushtrim është i martuar, ka një vajzë katërvjeçare dhe një djalë dyvjeçar. Bashkëshortja  e tij është e pavarur dhe menaxhon studion “Aurora Laser & Beauty Studio GmbH” në vendbanimin e saj në Siebnen. Atij i pëlqen të kalojë kohë me familjen dhe miqtë e tij, pasi në këtë mjedis mund të karikojë energji.

Si tifoz i futbollit, ai ka luajtur futboll gjithashtu në fshatin e tij për SC Siebnen. Pas disa vitesh ai vendosi të pajisej me diplomë trajneri, duke u bërë trajner i ekipeve juniore për disa vjet. Disi rastësisht ai vendosi të bëhet arbitër futbolli dhe për këtë u stërvit, informon Shtegu.com. Në të vërtetë ishte menduar si më shumë një hobi, por si arbitër gjërat shkuan shumë mirë për të dhe pas një kohe të shkurtër ai u pranua në grupin rajonal të talenteve të arbitrave të Shoqatës së Futbollit të Cyrihut (FVRZ). Pas disa vitesh ai madje bëri hapin në grupin e talenteve të arbitrave të Shoqatës së Futbollit Zviceran (SFV) dhe tani ishte në fushat e futbollit në të gjithë Zvicrën. Kur filloi studimet e tij të mëtejshëm si një teknik HF, ai duhej të zgjidhte midis shkollës dhe hobit të tij dhe kështu, ai hoqi dorë nga grupi i talenteve dhe më vonë gjithashtu si gjyqtar dhe vendosi të vijonte shkollën.

Moebel THEMA

Përveç kësaj, Kushtrimi ishte gjithashtu në ekipin e futbollit “KF Bashkimi, Siebnen” (një nën-ekip i SC Siebnen). Pas 11 vitesh, përgjegjësit vendosën të shpërndajnë ekipin “KF Bashkimi, Siebnen” dhe në vitin 2019 ata themeluan klubin e tyre të futbollit, “FC Kosova 19”. Në fazën e themelimit, Kushtrimi kishte zhvilluar të gjithë konceptin dhe së bashku me anëtarët e tij të bordit dhe komitetin themelues, themeluan klubin e futbollit “FC Kosova 19”. Këtu ai është i angazhuar si anëtar i kryesisë dhe ata janë anëtarë të Shoqatës së Futbollit të Zvicrës Lindore (OFV) dhe lojërat e tyre në shtëpi i luajnë në kompleksin sportiv Allmeind në Schmerikon.
Si u fut Kushtrimi në politikë?
Në vitin 2016, Kushtrim inkurajohet nga burri i hallës së tij për të marrë pjesë në një takim të sektorit lokal “PS Siebnen-Schübelbach-Buttikon” (Partia Social Demokrate). Kushtrimi vendos ta bëjë këtë dhe merr me vete bashkëshorten e të vëllait të tij dhe pak kohë më vonë edhe Kushtrimi edhe kunata e tij anëtarësohen në sektorin lokal. Në asamblenë e përgjithshme të ardhshme, Kushtrimi do të zgjidhet si anëtar i kryesisë.

Në Komunën Schübelbach, Kushtrimi dhe kunata e tij po kandidojnë për pozita të ndryshme në komunë. Të dy janë zgjedhur dhe Kushtrimi është një anëtar i ri i zyrës së zgjedhjeve dhe votimit, si dhe i komisionit “Kultura, Rinia dhe Koha e Lirë”, ndërsa kunata e tij bëhet anëtare e autoriteteve të mirëqenies sociale.

Përpos kësaj, motra e tij dhe bashkëshorti i saj gjithashtu bashkohen në partinë lokale të PS në Kantonin Solothurn, ku ata jetojnë. Ata të dy u kandiduan për pozita në komunën  e tyre dhe gjithashtu u zgjodhën; motra e tij është zgjedhur madje si zëvendësimi i parë në këshillin komunal.
Në vitin 2018, Kushtrimi u kandidua për një vend në këshillin komunal. Për të dhe partinë e tij oshte e qartë se shanset janë shumë të vogla në një komunë qytetare të djathtë, por më tepër ata kanë dashur të japin një shembull dhe të tregojnë se edhe ata janë gjithashtu pjesë e popullsisë në komunë. Meqenëse nuk u mbështet nga partitë e tjera, ai është dashur të konkurrojë me listën e tij personale, vetëm partia e GLP (Partia e Gjelbër Liberale) e përfshiu atë në listën e saj dhe kështu zyrtarisht e mbështeti. Nuk është për t’u habitur, ai nuk është zgjedhur, por rezultati i votimit është shumë i mirë dhe ai madje arriti një shumicë absolute.
Në vitin 2019 ai u pyet nëse do të dëshironte të kandidonte për Këshillin Kombëtar në të ashtuquajturën listë ndihmëse, në mënyrë që të ndihmonte kandidatët në listën kryesore të Kantonit SP Schwyz për të mbledhur votat për partinë. Së bashku me tre sekondos të tjerë me prejardhje nga Italia, Gjermania dhe gjithashtu Kosova, ata do të konkurrojnë së bashku në listën e dytë “Schwyz për të gjithë”. Megjithëse nuk ishte i mjaftueshëm për kandidatët në listën kryesore në kantonin e djathtë të Schwyzit, rezultati personal i Kushtrimit është përsëri shumë i mirë.
Në vitin 2020 do të mbahen përsëri zgjedhje dhe do të ketë përsëri një vend në këshillin bashkiak dhe një vend në këshillin kantonal. Tani që partitë e tjera e kanë njohur që Kushtrimi është një “I MIRË” “, kësaj here ai është pyetur në mënyrë aktive nëse dëshiron të kandidojë së bashku me kandidatë të tjerë nga partitë e tjera në një listë të përbashkët. Pas diskutimeve të gjata me kolegët e tij të partisë të “SP Siebnen-Schübelbach-Buttikon”, Kushtrimi refuzon kandidaturën për vendin në këshillin bashkiak dhe kandidon për vendin në këshillin kantonal. U tha – u bë, ai kandidoi si kandidati kryesor së bashku me katër kandidatë të tjerë nën moton “E ardhmja në vend të çmontimit” për komunën Schübelbach në listën e SP-së për një vend në Këshillin Kantonal të Kantonit Schwyz. Dallimi nga kandidaturat e tij të mëhershme ishte se kësaj here ai dëshiroi të fitojë dhe të zgjidhet. Në fakt, kësaj here ai e arriti qëllimin dhe ishte shqiptari i parë në historinë e Kantonit të Schwyzit që u zgjodh në Këshillin Kantonal të Kantonit të Schwyzit për katër vitet e ardhshme.
Më 24 qershor 2020, Kushtrimi edhe zyrtarisht betohet dhe merr postin e tij si këshilltar kantonal i Kantonit të Schwyzit. Mbi të gjitha, ai dëshiron të përfshihet në çështje që lidhen me politikën e të huajve, si dhe me çështjet sociale dhe politikën familjare.
Falënderim nga Kushtrimi:

“Do të doja ta falënderoja familjen time dhe të gjithë ata që më mbështetën në rrugën time, qoftë private, profesionale apo politike. Vetëm së bashku jemi të fortë”.

 

Comments