Kuvendi i Maqedonisë merr vendim: Maska mbrojtëse edhe në hapësira të hapura

59

Me akuza të ndërsjella se kush është fajtor për gjendjen aktuale me COVID-19 në Maqedoni përfundoi seanca në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.

Kuvendi sot miratoi ndryshimet e Ligjit për mbrojtjen e popullatës nga sëmundjet infektuese, ndërsa ndryshimet ligjore u votuan me 53 vota ‘për’, 26 të përmbajtur dhe nuk kishte deputetë që votuan kundër, njofton Telegrafi Maqedoni.

Informohu per Koronavirusin ne Zvicer

Sipas votimeve të deputetëve, kjo do të thotë se mbajtja e maskës në hapësira të hapura mbetet obligative, ndërsa vendimi hyn në fuqi kur vendimet e sotme të miratuara do të publikohen në gazetën zyrtare.

Ndryshe, më herët masa për kontrolle në shtëpi, përkatësisht ndalesa për pranimin e mysfariëve u hoq./Telegrafi/

Comments