Lajme të reja për Michael Schumacher, zhvendoset nga Gjeneva në Paris

93

Michael Schumacher, tashmë 50-vjeç, është transferuar ditën e sotme nga Gjeneva e Zvicrës, drejt Parisit, ku do të qëndrojë në një spital në kryeqytetin e Francës.

Është francezja “Le Parisien”, e cila zbulon se 7-herë kampioni i Botës në Formula 1, është transportuar me një ambulancë, drejt Parisit, dhe do të jetë nën kujdesin e profesorit Filip Menashe, e është vendosur në departamentin e kirurgjisë kardiovaskulare.

MÖBEL THEMA

LEXO EDHE:
Angli-Kosovë/ Shikoni FOTO-n, paqeruajtësi britanik luante me fëmijët e Kosovës pas luftës
Rreth gjendjes së Schumacher pak dihen, që nga viti 2013, kur në dhjetor ai u përplas në Alpe teksa po bënte ski, dhe që prej asaj kohe gjendet në koma.

Mediat shkruajnë se në Paris ai është transferuar për të kryer një kurë të veçantë nga mjekët e specializuar, por e cila ende mbahet sekret për mediat.

Comments