193 kafazët

338

burg-1193 kafazet është libri i parë i autorit shqiptar që është botuar në Itali. Ky fakt dëshmon për ndjeshmërinë e shtëpisë botuese Ensemble kundrejt një hapësire letrare europiane, gjer sot e injoruar nga editoria italiane. Një qëndrim i tillë ka të bëj me injorancën që Italia ka pasur kundrejt historisë shqiptare dhe të diktaturës së gjatë të Enver Hoxhës, edhe pse Shqipëria është një vend fqinj me vendin tonë.

Nga Massimo Castiglioni 

193 kafazet është libri i parë i autorit shqiptar që është botuar në Itali. Ky fakt dëshmon për ndjeshmërinë e shtëpisë botuese Ensemble kundrejt një hapësire letrare europiane, gjer sot e injoruar nga editoria italiane. Një qëndrim i tillë ka të bëj me injorancën që Italia ka pasur kundrejt historisë shqiptare dhe të diktaturës së gjatë të Enver Hoxhës, edhe pse Shqipëria është një vend fqinj me vendin tonë. Parë nga ky këndvështrim, tradita e romanit të Palluqit bëhet ende më i rëndësishëm dhe po aq i nevojshëm, sepse 193 kafazet ka të bëjë pikërisht me diktaturën dhe kujtesën saj tmerrësisht të dhimshme.

Ngjarja, rrëfyer në vetën e parë nga personazhi kryesor, vërtitet rreth Ylli Xixës, që në fillim të ngjarjes është veçse një fëmijë, detyruar të migrojë në Hollandë tok me nënën e tij pas arrestimit të babait nga policia hoxhiste. Në Hollandë i përshtatet pak e nga pak jetës së përditëshme, nis shkollën profesionale dhe njeh një vajzë shqiptare, Zhaneta, (që në vazhdim do të bëhet bashkëshortja e tij) me të cilën lidh një raport tejet kompleks. Në botën e brendshme të Yllit vlon një ankth i fortë për makthin dhe dramën e pësuar, për zhdukjen e të atit si dhe për ezilin e detyruar. Nëpërmjet Zhanetës, e cila është psikiatre dhe shpesh uni rrëfyes, zbavitet duke e psikoanalizuar vetë atë, dramës së Yllit do t’i shtohet një tjetër zbulim tronditës: babai i saj është drejtor Sigurimi, të policisë sekrete të regjimit gjatë diktaturës.

Ndërkohë lind dëshira për të zbuluar diçka më shumë mbi fatin e babait të tij, Ylli përjeton vitet e pjekurisë, ndërsa diktatura tashmë ishte rrëzuar dhe nuk paraqiste rrezik për të shkuar në Shqipëri e të zbulonte të vërtetën mbi fatin e të atit.

Parabola rrëfyese nga Palluqi ndjek pa dyshim një logjikë impenjimi qytetar: dëshira t’i japë zë një horizonti psikologjikisht të masakruar për shkak të dhunës shkaktuar nga diktatura dhe të denoncojë si rrjedhojë tmerret e regjimit komunist. Por përveç kësaj, dhe mbi të gjitha, është pikërisht në brendësi të errësirës emozionale që orientohet puna e tij si shkrimtar, me një vemendje të veçantë dhënë mundësisë të shkrimtarit: Ylli është një rrëfimtar i pabesueshëm, i tronditur nga zhgënjimet, frika dhe ankthet e të cilëve jemi dëshmitarë të drejtpërdrejtë. Rezistenca e tij mendore e brishtë, vënë ballë një prove të fortë qoftë nga kujtimet, qoftë nga mjedisi i jashtëm tejet mbytës, e bën fjalën pjesëmarrëse të këtij deliri të brendshëm e të këtij sensi ndrydhës që përjetohet thuajse në çdo faqe të romanit (të përkthyer mrekullisht nga Iris Hajdari, e cila në kalimin në gjuhën italiane ka ruajtur në mënyrë të përkryer sensin e dramacitetit dhe të tensionit që vë në lëvizje shkrimin e tij.

Ja, pikërisht këtu gjendet një nga temat më të rëndësishme: ajo e trysnisë, që siç e kam thënë nuk vjen nga mjedisi i jashtëm (diktatura, personat, raportet njerëzore), por nga një dobësi e brendshme që dialogon pa pushim me ç’ka është jasht. 193 kafazet evokuar nga titulli, siç citohet edhe në një nga poezitë e rrëfyesit (që mos të harrojmë bëhet fjalë për një poet diletant, edhe Toka është përcaktuar “atdheu i 193 kafazeve”) është aludim i një ndjenje absolute, globale dhe tejet shtypëse. Atdheu është një kafaz (dhe në këtë rast mendohet për Shqipërinë), martesa me një grua të dyshimtë që s’kuptohet se çfarë loje po luan është një kafaz, raportet njerëzore në përgjithësi janë një kafaz, kujtimi është një kafaz (dhe imazhi atësor ngjyroset me dashuri dhe urrejtje), vetë koha është një kafaz: çdo gjë shndërrohet në një kafaz, deri edhe senset njerëzore që na mundësojnë perceptimin e realitetit.

Sa i përket babait, duhet të bëjmë disa konsideracione. Kërkimi i babait është një çështje konstante e librit: dhimbjes për largimin e detyruar të prindit korrespondon me kërkimin e figurës atësore (mbi të gjitha Mustafaj). Por ndërkohë vetë Ylli Xixa bëhet baba, pra vetë atij i duhet të përmbushë një boshllëk, që ai më kot mundohet në dëshpërim e sipër. Në të njëjtën kohë Ylli pushtohet nga një ndjenjë urrejtje sepse i përket një kategorie dhe dimensioni të cilit askush nuk mund t’i shpëtojë dhe të cilit i duhet nënshtruar, me hir apo pahir.

Këtë autori e ilustron si më poshtë: “Po, ishte faji i kohës, i atyre akrepave të djallosur, që rrotullohen pa mëshirë në kuadratin e orës. Mbi majat e tyre janë gozhduar lumturia dhe zbavitja. Peter më ngjante mua, binim në ujdi, kuptoheshim për mrekulli, ashtu si zemra ime kuptonte atë të Mustafajt, pa pasur nevojë të flisje. “Koha dhe feja janë armiqtë e shekullit tonë”, mendova: “koha e ngërthen njeriun në rrethin e saj dhe nuk e lë të gëzojë disa çaste tok me miqtë, ndërsa feja i prish mendjen dhe ngarkon atë me urrejtje”. Nuk dija sesi do të përfundonte, dhe as dija sesi mund të shpëtoja nga ai ferr. Kisha humbur dy miq dhe kisha tmerr të rrrija vetëm, më pëlqente të rrija mes njerëzve”. (f. 112).  Siç e përmenda më lart, edhe atdheu është një kafaz: ai atdhe nga i cili protagonisti u detyrua të largohet, por edhe atdheu i ri, Hollanda, që s’është vendi i tij, por në të cilin i bie fati të jetojë. Çdo ekzaltim i konceptit atdhe shkakton një ndjenjë inati te Ylli: të këndosh bukurinë e tokës amtare dhe ta lëvdosh si më të bukurin e botës – siç bëjnë poetët më të keqinj – është absurde meqë të gjithë vendet amtare janë “ndriçuar nga i njëjti diell” (f. 122: një sentiment i mugët barazie dhe kozmopolitizmi ndrit idetë e protagonistit) dhe meqë atdheu është një kafaz, më mashtruesi i kafazeve, sepse nga ai nuk duhet të shpëtojmë, dhe nëse do të mundim ta arrinim një gjë të tillë do dëshironim të ktheheshim atje menjëherë.

Një ndjenjë, ajo e dhunës, kur i drejtohet kombeve të originës, çliron ambiguitete, siç ndodh thuajse në tërë librin. Një nga pikat më qëndrore të romanit, duke u nisur dyshimi i zërit rrëfyes më sipër, është pikërisht pamundësia e braktisjes së të vërtetëts. Asgjë nuk duket siç është dhe dukjet e jashtme janë po aq mashtruese sa kurrë. Atdheu, dashuria, martesa, miqësia: fjala që frymëzojnë ndjenja pozitive por që në jetën e përditshme shndërrohen në burgje; në të njëjtën mënyrë shumë personazhe sillen në mënyrë kontradiktore: armiqtë zbulohen miq dhe miqtë kanë diçka për të fshehur. Do të ishte shumë e lehtë të flasësh për regjime në termin e një lufte kundër një përbindëshi (diktatori), të një përballimi të thjeshtë e të qartë midis të mirës e të keqes. Lufta kundër dhunës të së kaluarës materializohet drejtpërdrejt në të tanishmen, duke lënë plagosje dhe vraga në kryet e personave e duke shkatërruar pa mëshirë çdo ekperiencë jete.

Përkthyer nga italishtja nga Iris Hajdari.

*Revista italiane, Patria Letteratura

Comments