Mediat belge: Si po i shpëton Mark Frroku drejtësisë

183
44441

Dy ditë më parë, përpara drejtësisë shqiptare është lexuar pretenca ndaj Kristjan Marinajt, i cili dyshohet se ka bashkëpunuar me Marrk Frrokun për një vrasje të bërë në vitin 1999 në Bruksel.

Për këtë proces gjyqësor kanë shkruar edhe mediat belge. Ata shkruajnë se Prokuroria e  Përgjithshme e Shqipërisë, ka kërkuar 16 vite burg të martën për Kristjan Marinaj.

Personi në fjalë dyshohet të jetë pjesë e një grupi prej katër shqiptarësh të cilët janë të akuzuar për vrasjen e kryer në Belgjikë 18 vjet më parë.

Sipas mediave belge ky ishte gjykimi i vetëm. E gjithë çështja kryesore ka të bëjë me Mark Frrokun.  “Asgjë nuk është e sigurt lidhur me gjykimin e tij sepse ai është i afërt me qeverinë”, shkruajnë mediat belge.

Si nisi e gjithë kjo situatë?

Mark Frroku mbërriti në Bruksel në vitin 1995 duke mashtruar autoritetet belge.

Në atë kohë shqiptari mori një qëndrim të përkohshëm duke u paraqitur si kosovar dhe mbante emrin Besnik Morina, i lindur më 6 tetor, 1972 nga Gjakova.

Ai ishte regjistruar me dokumente fallco kosovare dhe kishte ngritur një rrjet prostitucioni me vëllai i tij Arbenin i cili ishte bashkëpunëtorë me të.

Në këtë kontekst më 5 mars të vitit 1999, Aleksander Kurti, i cili njihej si rival me ta u vra me thikë në Fonsny Avenue në Saint-Gilles dhe trupin e tij e nxorën pranë Stacionit të Jugut.

Ditën tjetër, Mark Frroku kishte lënë Belgjikën. Ai u zhvendos në Holandë duke trafikuar drogë, vepër për të cilan u dënua nga gjykata holandeze në fund të vitit 2002 me 3 vite burg. Më 7 maj 2004 Holanda ia dorëzoi Frrokun Belgjikës.

I liruar me kusht, ai u kthye shpejt në Shqipëri. Gjykata Penale e Brukselit më pas e ka dënuar atë në vitin 2010 me 10 vite burgim për vrasjen e Aleksandër Kurtit në Bruksel. Belgjika ka kërkuar ekstradimin e Frrokut. Megjithatë, deri më tani, ai ka arritur t’i shpëtojë ekstradimit. Si? Falë politikës”, shkruan “Dhnet”.

Mark Frroku ka qenë pjesë e parlamentit shqiptar pasi u zgjodh deputet i mazhorancës në zgjedhjet parlamentare të vitit 2013.

Comments