Lajmi i fundit :”Vdes djali i Mohamed Morsit.20 vjeçari pësoi atak kardiak gjatë vozitjes

242

Pas vdekjes para pak muajsh të Mohamed Morsit,një tjetër tragjedi ka ndodhur në familjen e tij informon Faktiditor.ch.Bëhet fjalë për vdekjen e djalit të tij 20 vjeçar Abdullah Morsi .Sipas disa informacioneve bëhet e ditur se shkaqet e vdekjes së tij kanë të bëjnë me një atak kardiak derisa ai po drejtonte makinën.

Edhe babai I tij Mohamed Morsi ish president I Egjiptit,ndërroi jetë papritur në sallën e gjyqit. Morsi, i cili po gjykohej për spiunazh, ishte presidenti i parë në vend, i zgjedhur në rrugë demokratike por u rrëzua nga pushteti një vit pasi mori detyrën.
Ish-presidenti i Egjiptit, Mohamed Morsi, u rrëzua nga ushtria në vitin 2013. Dikur një figurë e rëndësishme në lëvizjen islamike Vëllazëria Myslimane, Morsi ndodhej në gjykatë në kuadër të një procesi ku akuzohej për spiunazh. 67-vjeçari ishte rrëzuar nga pushteti pas protestave masive që shpërthyen një vit pasi mori detyrën, si lideri i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike.

MÖBEL THEMA

Që prej atëherë, ai ishte mbajtur në gjendje burgimi.Faktiditor.ch

Comments