Largoi Behramin, trajnerit Petkovic i kërkohet të japë dorëheqjen

103

Lumi - Fahrschule

Një valë reagimesh të shumta kanë filluar në Zvicër, pas vendimeve të papritura të trajnerit Vladimir Petkovic.

Trajneri i zviceranëve largoi nga kombëtarja lojtarin me origjinë shqiptare Valon Behramim dhe sipas lajmeve pritet që ai të largojë edhe disa futbollistë të tjerë ku thuhet se do të jetë edhe Blerim Dzemaili.

MÖBEL THEMA

Tani është gazeta më e madhe në Zvicër, “Blick” ajo që po i kërkon dorëheqjen trajnerit Petkoviç. Ka qenë drejtori i futbollit në këtë gazetë, Andrea Boeni i cili nëpërmjet një shkrimi ai shprehet i habitur për largimin e Behramit dhe nxjerr në pah një anë tjetër që trajneri ndoshta nuk e ka menduar.

Ndikimin e Behramit te lojtarët e tjerë shqiptarë që luajnë për Zvicrën. Kështu në mbyllje të shkrimit të tij ai kërkon largimin e trajnerit i cili do ti hapte rrugën një epoke të re në kombëtaren zvicerane.

Comments