Lazio e tre shqiptarëve fiton Kupën e Italisë

219

Lazio ka triumfuar në Kupën e Italisë, duke mundur në finale Atalantën. Si asnjëherë më parë, për këto dy skuadra aktivizohen pesë futbollistë shqiptarë, derisa në fushë ishin vetëm Berat Gjimshiti për Atalantën dhe Thomas Strakosha për Lazion, shkruan albinfo.ch.

Lazio triumfoi me shifrat 2:0, derisa shqiptarët morën medaljen e artë. Përveç Strakoshës në bankën rezervë ishte Riza Durmishi, derisa Valon Berisha është i lënduar. Kujtojmë se drejtor sportiv është Igli Tare.

MÖBEL THEMA

Në krahun tjetër, Gjimshiti luajti për 90 minuta për zikaltrit, derisa Etrit Berisha nuk ishte as në bankën rezervë.

Lazio fitoi Kupën dhe kështu edicionin e ardhshëm do të luajë në Ligën e Evropës, derisa Atalanta është në vendin e katërt dhe ka gjasa të mira që edicionin e ardhshëm të luajë në Ligën e Kampionëve.

Comments