LDK emëron Abdullah Hotin shef të deputetëve, LV ende s’ka propozim

180

Partia që po tenton krijimin e qeverisë së re ende nuk e ka emëruar shefin e grupit parlamentar, raporton Gazeta Express.

LV-ja nuk ka propozuar ndonjë emër që do të jetë shef i deputetëve në legjislaturën e shtatë të Kuvendit të Kosovës.

Në anën e LV-së, shef i deputetëve në mandatin e kaluar ishte Glauk Konjufca që tashmë është emëruar kryeparlamentar.

MÖBEL THEMA

Në krye të deputetëve të LDK-së ndërkaq është bërë e ditur se është emëruar Avdullah Hoti, një nga emërat më të folur në krye të ndonjë ministrie.

PDK ndërkaq ka emëruar kryetar të grupit parlamentar, Bedri Hamzën, ndërkaq, Lista Serbe, Igor Simiqin.

Grupi parlamentar multientik kryesohet nga deputeti Albert Kinolli./GazetaExpress/

Comments