Ledri lënë pak muzikën, fillon biznes të ri

810

Reperi Ledri Vula ka vendosur që t’i hyjë botës së biznesit dhe të lë pak muzikën

Reperi në një njoftim në facebook ka njoftuar se ai do ta sfidojë vetën në fushën e gastronomisë bashkë me mikun e tij që nga shkolla e mesme.

“Zakonisht nuk shkruaj tekste të këtilla, se mundin e shkrij në tekstet e këngëve që ju i pëlqeni, por i erdhë radha edhe kësaj, ta shkruaj një njoftim, një dedikim. 15 vjet muzike. Shume sfida të rënda dhe të lehta. Shumë të arritura, por të gjitha në fushat që megjithatë i njoh mirë”, ka shkruar Ledri në këtë status të tij në faqen zyrtare në facebook.

MÖBEL THEMA

“Tani ka ardhur koha më e sfiduar veten edhe në një lëmi pak me ndryshe. Sfidim në lëmin e një biznesi ndryshe. Gjatë rrugëtimit në muzike, me ka ra me u taku dhe me diskutu më shumë njerëz, nder të tjera edhe për punën e bizneseve të ndryshme. Ofertat e bashkeëpunimit nuk kanë munguar asnjëherë, por asnjëherë diçka nuk me ka fjet më shumë në zemër se ky për të cilin po e bëj këtë njoftim”, ka shkruar tutje Ledri.

Sipas tij biznesi ka të bëj me gastronomi dhe se ai do të merr përfaqësinë e përpunimit të patatës nga një brend botëror.

Por, a do ta lërë muzikën Ledri për t’u marrë vetëm me biznesin e tij, kjo mbetet të shihet në të ardhmen, por më shumë gjasë Ledri do të jetë aktivë në të dyja. /GazetaExpress/

Comments