Ledri, Xhakës dhe Rashicës: Mos prisni shumë nga unë!

150

Ledri ka paralajmëruar Xhakën dhe Rashicën për ndeshjen e sotme “mos prisni shumë nga unë”.

Sonte, nga ora 20:00, në stadiumin “Fadil Vokrri” do të zbresin Granit Xhaka e Milot Rashica me shokë, ndeshje kjo që organizohet nga Komuna e Prishtinës dhe Federata e Futbollit të Kosovës, raporton Gazeta Express.

Para takimit, në konferencën u paraqiten kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, Sekretari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu kapitenët e dy skuadrave Milot Rashica dhe Granit Xhaka si dhe Ledri Vula dhe boksieri shqiptar, Haxhi Krasniqi.

Teksa po flisnin për këtë ndeshje të veçantë në “Fadil Vokrri”, radha i erdhi Ledri Vulës, këngëtarit tashmë të njohur kosovar.

MÖBEL THEMA

Nuk është zbuluar nëse do të jetë në ekipin Xhakës apo Rashicës, por ka paralajmëruar që të dy që të mos presin shumë nga ai në fushë.

“Ne jemi duke u rritur dhe duke i parë djemtë që na përfaqësojnë nëpër botë. Sonte është ndjenjë e veçantë për mua, jo vetëm që do të luaj me ta, por që do të jem edhe vet prezent në fushë. Më kanë thënë që kam talent, por unë nuk kam luajtur futboll më herët, kështu që mos prisni shumë nga unë”, tha Ledri teksa nisën të gjithë të qeshin në konferencë për media.

Ndër të tjera Ledri edhe foli për të mirën e kësaj ndeshje.

“Është tejet pozitive që të organizohen sa më shumë aktivitete të tilla. Ka qenë pozitive pasi që njerëzit më kanë pyetur për bileta. Nuk më kanë pyetur se a ke bileta, por ku mund t’i blejmë”, ka thënë Ledri Vula.

Ndeshja do të zhvillohet nga ora 20:00 në “Fadil Vokrri”, Ismet Munishi e Afrim Tovërlani do të jenë trajnerët e ekipeve. /Gazeta Express/

Comments