Legjenda Strakosha ‘ngacmon’ të birin: Lojtarët i pashë të trembur, edhe Tomasi…

69

Shqipëria bëri një reagim mbresëlënës pasi fitoi me rezultatin 4-2 përballë Islandës në ndeshjen e vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Europian.

Kjo fitore i ka dhënë besim kuqezinjve të shpresojnë për një kualifikim të mundshëm, por “finalja” e vërtetë do të luhet kundër Turqisë më 11 tetor.

Ndaj, kjo fitore, përpos mundësisë që u jep kuqezinjve për të shpresuar ende te kualifikimi, u ka shërbyer shumë edhe në anën morale. Të paktën, kështu shprehet në prononcimin e tij për “Panorama Sport”, legjenda e portës shqiptare, Foto Strakosha.

MÖBEL THEMA

Ai thekson se i pa lojtarët të trembur në veprimet e tyre. “Ishte një fitore që më tepër të kënaq nga ana psikologjike për djemtë, sepse nëse do ta vinim re, ishin pak edhe të stresuar dhe disi të trembur në veprimet e tyre”, u shpreh fillimisht ish-kapiteni i kuqezinjve.

Nuk mund të mos “ngacmohej” edhe për të dhënë një opinion për të birin e tij në Kombëtare, Tomas Strakoshën, i cili pësoi dy gola ndaj Islandës, por gjithsesi në fund Shqipëria fitoi. Sipas tij, Tomas nuk e ka bërë mirë detyrën e tij, duke e bërë fajtor po aq sa i gjithë ekipi për çdo gol të pësuar.

Nota për Tomas?

Çfarë note? Nuk e bëri mirë detyrën, pësoi dy gola. Çfarë t’i jap? Edhe ai ka fajin, ashtu si i gjithë ekipi, edhe pse ju thoni që nuk ishte faji i tij në golat e pësuar”, pohoi Foto Strakosha, i cili kërkon t’i mbajë me “këmbë në tokë” të gjithë ata që i gëzohen kësaj fitoreje, sidomos djalin e tij.

Comments