Lenovo prezanton laptopin e ri 2-në-1 me procesor Snapdragon

246

Kompania e njohur kineze Lenovo, në javën e teknologjisë CES 2018 përveç laptopëve të rinj Lenovo ThinkPad X1 Carbon dhe X1 Yoga, ka prezantuar edhe një laptop tjetër të ri 2-në-1 me procesor të Qualcommit, Snapdragon.

Laptopi i ri quhet Lenovo Miix 630 2-in-1 dhe vjen me procesorin Snapdragon 835 SoC dhe punon me sistemin operativ Windows 10 S, transmeton Koha.net. Po ashtu, laptopi i ri 2-në-1 vjen me ekran 12.3-inç me rezolucion prej 1920 x 1280 pikselë dhe dizajn shumë të ngjashëm sikur të laptopit të HP-së Envy 2x.

Sa i përket specifikave tjera, Miix 630 2-in-1 vjen me kartelën grafive Adreno 540, 4 ose 8 GB RAM memorie dhe 64, 128 ose 256 GB memorie të brendshme. Po ashtu, laptopi i ri do të vijë me një port për USB Type-C, një port për SD Card Reader, një Nano SIM Card Slot me lidhjen 4G LTE, si dhe me portin Audio Combo për kufjet.

Lenovo Miix 630 2-në-1 kushton 799.99 dollarë dhe pritet të jetë në dispozicion me ngjyrë gri nga tremujori i dytë i këtij viti.

Comments