Leonora Jakupi me apel për kosovarët

120

Leonora Jakupi e ka bërë një kërkesë për qytetarët.

MÖBEL THEMA

Këngëtarja e njohur, Leonora Jakupi, ka apeluar te qytetarët që të dalin kundër hidrocentralit në Brezovicë, shkruan lajmi.net.

Nëpërmjet këtij postimi ajo ka kërkuar prej tyre që ta ruajnë ambientin dhe të mos lejohet që sipas saj për interesa personale, individuale dhe biznesore të dëmtohet natyra.

“Parku nacional Brezovica pa ujë??? Apeloj tek të gjithë qytetarët për mbrojtjen e ambientit. Mos të lejojmë që për interesa personale, individuale dhe biznesore të demtohet natyra jonë e bukur! Kundër hidrocentralit, në mbrojtje të natyrës”, ka shkruar ajo pranë postimit të një fotografie në Instastory./Lajmi.net/

Comments