Liberalizimi i vizave për Kosovën, ky është kushti kryesor

78

Në vitin 2016 Komisioni Evropian i kishte vendosur Kosovës dy kushte për liberalizimin e vizave. Njëri ishte ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi, dhe kushti i dytë ishte përparimi në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Edhe përkundër faktit se Kosova ka ratifikuar marrëveshjen për kufirin me Malin e Zi, çështja e liberalizimit të vizave ka mbetur ende pezull.

Demush Shaha, Drejtor Ekzekutiv i Institutit të Politikave Evropian, thotë se arsyeja kryesore pse Shtetet Anëtare nuk i kanë dhënë Kosovës dritën e gjelbër për vizat është se Kosova nuk është treguar e suksesshme për këto tre vite në luftën kundër korrupsionit, shkruan Gazeta Express.

MÖBEL THEMA

“Kosova përmbushi kushtin e parë, d.m.th, miratoi marrëveshjen për ratifikimin e kufirit me Malin e Zi, por asnjë rast i korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar nuk janë përfunduar me sukses”, ka thënë Shasha për edicionin e REL në gjuhën serbe, transmeton Gazeta Express.

Shasha gjithashtu ka rikujtuar edhe qëndrimin e ministrit të Brendshëm të Francës i cili kishte deklaruar se Franca nuk e mbështet liberalizimin e vizave, pasi që Kosova nuk ka përmbushur kushtet, saktësisht atë për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Sa i përket kohës se kur mund të ndodh liberalizimi, Shasha e sheh vitin 2020 si vit të heqjes së regjimit të vizave, megjithatë ka një porosi për qeverinë e re që do të vijë në pushtet pas zgjedhjeve që do të mbahen në fund të shtatorit apo në fillim të tetorit.

“Qeveria e re e Kosovës duhet të ketë një qasje më progresive në normalizimin e raporteve me Serbinë, që do të lejonte një vendim pozitiv nga BE-ja për liberalizimin e vizave dhe integrimin evropian të Kosovës”, ka thënë ndër të tjera ai./GazetaExpress/

Comments