Ende nuk dihet se kur do të hynë në procedurë parlamentare ligji për gjuhët…
Ende nuk dihet se kur do të hynë në procedurë parlamentare ligji për gjuhët pas ngërçit të krijuar me mosdekretimin e itj nga ana e presidentit Ivanov e me e më pas edhe me dorëzimin e mbi 35 mijë amendamenteve nga VMRO.
E drejta e gjuhës është e drejtë jetike me të cilën nuk duhet të bëhen kompromise, vlerëson profesori universitar Bashkim Selmani.
Sipas tij, politika shqiptare nuk guxon të jetë më tolerante, pasi kjo që po i bënë gjuhës shqipe VMRO, është e papranueshme në të gjitha aspektet e në të gjitha nivelet.
“Deri tash ka pasur tendenca dhe kanë toleruar por unë besoj që kjo do të jetë radha e fundit që shqiptarët tolerojnë, sepse gjuha është e drejtë jetike. Tani duhet të ketë një marrëveshje, me të cilën të caktohen afatet, e të merren vesh për ecurinë e procedurës, sepse këtu ka gërsheti të tre elementeve, ai politik, procedural dhe elementi i nacionalizmit. Dhe ky nacionalizëm i VMRO-së, është i pashërueshëm” – tha profesori universitarë, Bashkim Selmani.
Njëherë e përgjithmonë pala shqiptare duhet ti përgjigjet drejtpërdrejt, e të gjitha veprimet e tjera, qofshin dimplomatike apo politike shqiptarët duhet ti ngrejnë, duhet ta bllokojnë kuvendin e gjuha medoemos duhet të kalojë.
Profesori universitar Mersim Maksuti, thotë se as presidenti e as Kuvendi nuk është kompetent të vlerësojë nëse ligji është në pajtim me Kushtetutën . Zgjidhja sipas Maksutit, është në duart e kreut të Kuvendit
“Konstatimi nëse ligji është kushtetues apo jo, tashmë ka kaluar në trupat punues të Parlamentit, tashmë kjo është cështje e konsumuar. Pra ligji sipas shumicës që e kanë votuar, ai vecmë është Kushtetues, pra kreu I kuvendit duhet të shkojë direkt në votim” – tha profesori universitarë, Mersim Maksuti.
Nëse kjo nuk arrihet, zgjidhje tjetër sipas Maksutit, është duke grumbulluar amendamentet me përmbajtje të njejtë , duke zvogëluar numrin e tyre
“Nëse më shumë amandamente kanë përmbajtje të njejtë atëherë kryeparlamentari Xhaferi mund të propozojë të hapet një diskutim i përbashkët për të gjitha amenamentet që kanë përmbajtje të njejtë, e më pas të shkohet në votim, ky është një opsion teknik, që e lejon rregullorja e punës së Kuvendit” – u shpreh profesori universitarë, Mersim Maksuti.
Selmani ndërkohë përkujton se Maqedonia ka një marrëveshje siç është Marrëveshja e Ohrit por ka edhe konventa ndëkrombëtare që e cilësojnë gjuhën të drejtë natyrore. Ai porosit politikanët shqiptarë të jenë unikë për cështjen e gjuhës, e të mos presin që e njejta të prolongohet pas zgjidhjes së cështjes së emrit.
“Do të jetë mirë që përsëri të rikulifikohen marrëveshjen ndërpartiake e ndërshqiptare, e të krijohet një strategji me një afat të caktuar ose pas ose para emrit. Situate më e mirë do ishte që kjo cështje të zgjidhet , njëherë e përgjithmonë të përfundojë cështja e gjuhës dhe atëherë do të rifilloni të zgjidhen edhe të drejtat e tjera themelore, që është edhe interes i përgjitshhëm i RM-së” – deklaroi profesori universitarë, Bashkim Selmani.
Sipas Selmanit, prolongimi i ligit të gjuhës, pas zgjidhjes së cështjes së emrit, do të prolongonte amullinë që shqiptarët e përjetojnë me decenie të tëra, e do ti hapte rrugë VMRO-së të vazhdonte me krijimin e situatave shtesë në dëm të interesave shqiptare.