Ligji për tregti të tregjeve të gjelbra dhe grante për inovacione në seancë të Qeverisë

73

– Qeveria sot në seancë, me kërkesë së Kuvendit, duhet të japë mendim për Propozim ligjin për ndërprerjen e vlefshmërisë së Ligjit për tregti të tregjeve të gjelbra, me procedurë urgjente. Do të vendosë edhe për informacionin me rregullore për instrumentin për mbështetjen të granteve të bashkëfinancuara për komercializimin e inovacioneve, me propozim-vendim, kumtoi pres shërbimi qeveritar.

Në seancën e rregullt të 120-të do të shqyrtohet informacioni për mbajtjen e seancës së parë të Komisionit ndërqeveritar Maqedoni-Bullgari për bashkëpunim ekonomik sipas Marrëveshjes për bashkëpunim ekonomik midis qeverive të Maqedonisë dhe Bullgarisë.

MÖBEL THEMA

Ministrat do të vendosin edhe rreth informacionit me Propozim – zgjidhje për formimin e Komisionit për zbatimin e procedurës për ndarjen e marrëveshjes për vendosjen e partneritetit publik privat për formimin e organizimit bashkëkohor – platformë si bartës efikas të sistemit mjekësor urgjent të helikopterëve në Republikën e Maqedonisë (HEMS) dhe shërbime për helikopterë për kërkim dhe shpëtim (SAR).

Në propozim të zyrës të kryetarit të Qeverisë së Replikës së Maqedonisë-trupi koordinues nacional për implementimin e Konventës së KB-së për të drejtat e personave e aftësi të kufizuara, ministrat sot do ta shqyrtojnë informacionin me plan veprues për implementimin e masave nga Konventa e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara për vitin 2019.

Comments