Limaj: Do të jemi befasi e zgjedhjeve, do t’ua prishim matematikat të gjithëve

102

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka folur për fuqinë elektorale të partisë që e drejton, duke thënë se “matematikat që bëhen në Prishtinë” për ata do t’ua prish populli me votë.

“Artificialisht po tentohet të prishet vota e Nismës, por kjo nuk do t’ju del ashtu siç mendojnë disa për neve”, ka thënë ai.

Sipas tij, nëse ai nuk ndjehet i sfiduar, nuk i hyn fare garës. “Nëse s’ka sfidë, mua nuk më kënaq”.

Ai tha se po përdorën metoda të ulëta për ta prishur votën e Nismës.

“Janë matematika që bëhen në Prishtinë për t’ia ndalur votën Nismës. Porosia ime për atë është se ju vetëm sa me keni ndihmuar, vetëm sa e keni rritur votuesin e Nismës. Janë plot familje që po na bashkohen çdo ditë, prandaj ne do të jemi zëri i fuqishëm i qytetarëve në këto zgjedhje”, ka thënë Limaj.

Informohu per Koronavirusin ne Zvicer

“Ne jemi vend i lirë dhe secili voton lirshëm dhe secila forcë politike dërgon mesazhe dhe kërkon besimin gjithandej Kosovës. Por i papranueshëm është tentimi për deformimin e votës nga Prishtina. Ne jemi në terren dhe e shohim çka po ndodh. Njerëzit e kanë kuptuar mesazhin tonë, dhe çdo ditë kemi forcim dhe bashkim rreth projektit tonë”, ka shtuar kryetari i Nismës në Rtk.

Ai tha se Kosova gjendet në situatë të jashtëzakonshme, por Nisma si parti nuk është në atë pozitë.

“Lojën artificial që po bëhet në Prishtinë tregon se Nisma po fuqizohet çdo ditë. Do të jemi befasi e këtyre zgjedhjeve, sepse ato matematika po ua prishin qytetarët. Ky është realiteti”, theksoi ai.

Sipas tij, ata që flasin për votat e Nismës dhe pragun zgjedhor, nuk e kanë idenë as ku janë ato zona për të cilat po flet ai.

“Prandaj, ju do ta shihni reaksionin e qytetarëve, sepse besimi nuk ndërtohet në studio, por ai ndërtohet çdo ditë dhe në terren. Qytetarët me njohin qe 20 vjet. Jam njeri i luftës dhe pjesëmarrës në projektet e pasluftës për ndërtimin e shtetit. Kam qenë pjesë e vendimeve që kanë ndryshuar jetën e qytetarëve”, theksoi ai.

Comments