Lirohet pas 9 muajsh ushtari izraelit i cili vrau palestinezin e plagosur

128
Loading...

Ushtari izraelit, Elor Azaria i cili goditi dhe vrau një palestinez të shtrirë në tokë dhe i cili u dënua me vrasje të paqëllimshme, u lirua pasi qëndroi për 9 muaj në burg. Vendimin për lirimin e ushtarit izraelit, Ministria e Jashtme palestineze e cilësoi si ‘racist’.

Ushtari izraelit, Elor Azaria i cili e goditi dhe vrau palestinezin Abdylfetih al Sherif i cili e sulmoi me thikë ushtarin izrelit në qytetin El-Khalil të Bregut Perëndimor, në vitin 2016, u lirua pas 9 muajsh burgim.

Azaria u dënua me 18 muaj burg për vrasje të paqëllimshme. Por, shefi i Shtabit të Përgjithshëm izraelit, Gadi Eisenkot e zvogëloi dënimin e ushtarit për 4 muaj, e më pas në muajin mars, edhe për 5 muaj të tjerë, duke e çuar kështu në vetëm 9 muaj burgim.

Pas lirimit të Azarias, një grup ushtarësh të cilët e shohin atë si një ‘hero’ ushtarak, e vizituan atë në shtëpinë e tij në Tel Aviv. Në hyrje të shtëpisë së tij shkruante ‘Mirë se erdhe hero Elor’, ndërsa në mesin e atyre që e vizituan ishte edhe kryetari i komunës së Tel Avivit.

Gjithashtu u raportua se për të marrë pjesë në dasmën e vëllaut të tij, Azaria u lirua dy ditë para datës së planifikuar.

Në një deklaratë në Twitter, lideri i partisë ‘Shtepia e Hebrenjëve’ dhe Ministri i Arsimit, Naftali Benet e ndau një fotografi me familjen e Azarias duke shkruar ‘Është mirë që je në shtëpinë tënde’.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu, i cili më parë kishte deklaruar se Azaria duhet të falet nga presidenti i vendit, tha në një deklaratë për gazetarët se ‘ishte i lumtur për shkak të përfundimit të çështjes’.

‘KJO ËSHTË NJË GJË NORMALE PËR TA’

Mirëpo, lirimi i ushtarit i zemëroi palestinezët.

Nëna e palestinezit, Abdylfetih al Sherif, të vrarë nga Azaria, tha në një deklaratë se: “Nuk kemi çfarë të bëjmë. Kjo është një gjë normale për ta.”

Ndërsa, Ministria e Jashtme Palestineze e cilësoi si ‘racist’vendimin e gjykatës për lirim.

Ministria e akuzoi Izraelin ‘se po i shtyen ushtarët izraelit të vazhdojnë ekzekutimin e palestinezëve të paarmatosur dhe se po nxisin që ata të mbesin të pa dënuar’.

Momentet kur u qëllua palestinezi Sherif janë publikuar nga një organizatë e të drejtave të njeriut.

Sipas deklaratave të ushtrisë izraelite, në imazhe shihej i shtrirë në tokë palestinezi Sherif i cili e sulmoi me thikë ushtarin izraelit.

11 minuta më pas, megjithëse i plagosuri Sherif nuk ishte i përfshirë në ndonjë provokim, Azaria, 19 vjeç, e vrau atë duke e goditur në kokë.

Raxha, nëna e Abdylfetih al Sherifit, palestinezit të vrarë nga Azaria

Në deklaratën e tij në gjykatë, Azaria pati thënë se e kishte qëlluar Sherifin për shkak se kishte menduar se ai kishte të veshur jelek vetëvrasës dhe se ishte frikësuar se do të eksplodonte, por gjykata nuk i’a kishte pranuar këtë deklaratë.

Megjithëse zyrtarët e lartë izraelit reaguan ndaj këtij rasti, politikanët e djathtë e mbrojtën veprimin e Azarias.

Burimi : Sputnik News/ ML

Loading...
Comments