Liverpool – Everton: Shaqiri titullar për herë të parë këtë sezon

109

Xherdan Shaqiri do të luajë titullar për herë të parë këtë sezon për Liverpoolin, në derbin e Merseyside kundër Evertonit sonte në Premierligë.

Në një sezon të vështirë për shkak të lëndimeve dhe mungesës së minutave, Shaqiri e gëzon startin e parë në një ndeshje të Liverpoolit këtë sezon, raporton Gazeta Express.

Liverpooli është nikoqir i rivalit të qytetit, Evertonit, në Anfield, ku synon ta vazhdojë ecurinë fantastike pa humbje në përpjekje për ta fituar titullin në ligë pas 30 vjetëve.

Skuadra e Jurgen Klopp i ka fituar 13 nga 14 ndeshje deri tani, derisa ka barazuar një herë tjetër dhe prin në vendin e parë me 40 pikë, tetë më shumë se përcjellësi i parë Leicester City.

MÖBEL THEMA

Everton, ndërkohë, i ka humbur dy ndeshjet e fundit dhe ndodhet vetëm dy pikë larg zonës së rënies nga liga.

Anësori kosovar i Zvicrës, Shaqiri, i cili sot luan nga fillimi, i ka vetëm 25 minuta lojë deri tani në katër paraqitje për të kuqtë.

28-vjeçari ka pasur probleme me pulpën e këmbës dhe shpesh është lënë në stol nga Klopp.

Comments