Liverpooli tri pikë të reja – Norwich viktima e radhës

363

Liverpool ka arkëtuar tri pikë të reja në Premierligë.

Në kuadër të xhiros së 26-të në kampionatin elitar të futbollit anglez, ishte Norwich City që u regjistrua si viktima e radhës e Liverpool, shkruan lajmi.net.

‘Reds’ arritën të marrin fitore në udhëtim, për t’iu afruar edhe më shumë titullit të parë të kampionit në Premierligë.

Golin e vetëm në këtë takim e shënoi Sadio Mane, i cili në ndeshje erdhi si zëvendësues në minutën e  60’, për të vulosur takimin në minutën e 78’.

Me këtë fitore, Liverpool ngritët në 76 pikë, për të shkuar në +25 nga vendi i dytë. Norwich në anën tjetër mbetet me 18 pikë, në pozitën e fundit. /Lajmi.net/

Comments