Llogaritjet sipas statistikave/ Ja kush mund ta fitojë Championsin

342

Tashmë janë përcaktuar 8 skuadrat çerekfinaliste të Champions League.

Në pritje të shortit, që hidhet nesër në Nion, një faqe e specializuar, në bazë të disa statistikave, ka bërë llogaritë për mundësitë e fitimit të trofeut për çdo skuadër.

Një parashikim, që nuk do t’i gëzonte aspak tifozët e Juventusit, sepse skuadra e tyre, sipas “FiveThirtyEight”, ka 11% shanse që ta fitojnë trofeun e Champions League.

Juventusi është i katërti në renditjen sipas mundësive në përqindje për fitimin e Championsit.

Në vend të parë qëndron Manchester City me 28% shanse, në vend të dytë Liverpooli me 22%, dhe në vend të tretë Barcelona me 20%.

Pas Juventusit renditen Ajaxi me 7%, Tottenhami me 5%, Manchester United me 4% dhe në fund Porto me 3%.

Skuadra italiane ka ndërkohë 51% mundësi për të shkuar në gjysmëfinale dhe 23% mundësi për të luajtur në finalen e Championsit.

Comments