Lopetegui: Real Madridi i jashtëzakonshëm i Zidane i takon se kaluarës

48

Francezi është larguar dhe rekordi i tij i jashtëzakonshëm mbetet në histori të klubit, por trashëgimtari i tij kërkon ta nënshkruaj kapitullin e vet të historisë

Julen Lopetegui ka thënë se Zinedine Zidane ishte një trajner i “jashtëzakonshëm” për Real Madridin por tani ai është i përkushtuar për të shkruar kapitullin e ri të historisë se klubit.

“Zizoi ka bërë një punë të jashtëzakonshëm dhe ka fituar tituj të jashtëzakonshëm”, ka thënë Lopetegui në konferencën për shtyp.

“Por, kjo është e kaluara, tani ne jemi të fokusuar që të vazhdojmë si ai, ta bëjmë historinë dhe të përpiqemi të jemi më të mirë në të gjitha aspektet. Ne do të përpiqemi ta bëjmë këtë dhe mos të shikojmë pas. Ne po shohim përpara dhe po punojmë me besim të plotë’.

Comments