Loriana Kuka synon sot medaljen e artë në Budapest

73

Në xhudon kosovare, sot është dita për t’i dhënë vëmendjen Loriana Kukës.

Informohu per Koronavirusin ne Zvicer

Xhudistja 23 vjeçare nga Kosova, Loriana Kuka, do të synojë sot një medalje ari, në Grand Slam të Budapestit.

Loriana do të garojë në kategorinë -78 kilogramë, ku shpesh ka ditur të shënojë suksese, shkruan lajmi.net.

Raundin e parë kosovarja do ta kalojë pa kundërshtare, kurse për raundin e dytë pret fituesen nga çifti Munkhtsetseg Otgon – Patricija Brolih.

Shpresojmë që Loriana të shtojë edhe një medalje ari sot në sirtarin e saj. /Lajmi.net/

Comments