“Eksporti në periudhën janar-shtator të këtij viti është rritur për 13,2 për qind. Vlera e tërësishme e eksportit nga vendi arrin 4,8 miliard euro. Partnerët tanë më të mëdhenj të jashtëm tregtar janë Gjermania, Britania e Madhe, Greqia, Serbia dhe Italia”, thonë nga LSDM.

Sipas tyre, rritja e eksportit dhe importit i detyrohet politikave të suksesshme ekonomike, rritjes ekonomike dhe stabilitetit.