LSDM sot vendos se a do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare

54

Sot do të mësohet nëse më 5 maj qytetarët do të votojnë edhe për president edhe për përbërje të re parlamentare. Partia më e madh në pushtet, LSDM për sot pasdite ka thirur mbledhjen e këshillit ekzekutiv, i paralajmëruar shumë kohë më pare dhe prej ku pritet të del edhe vendimi nëse do të pranohet ose jo kërkesa e VMRO-DPMNE-së për zgjedhje të parakohshme parlamentare bashkë me ato presidenciale. Ky vendim pritej të meret dy javë më parë në mbledhjet e dy organeve më të larta partiake, por vendimi u shty për në mbledhjen e ardhëshme.

MÖBEL THEMA

Nga partia e kryeministrit Zaev, por edhe vetë ai, thanë se në kryesi kanë dominuar dy zërat, ata që janë për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme bashkë me presidencialet dhe ata që janë kundër. Një pjesë e madhe e anëtarëve ku bën pjesë edhe vetë lideri i LSDM-së, vlerësojnë se mbajtja e zgjedhjeve të dyfishta do të dëmtonte procesin reformues dhe integrues të vendit, ndërsa do të shkonte në interes të partisë, pasi llogarisin se mund të dalin fitues në ato zgjedhje. Përveç vendimit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, në mbledhjen e sotme pritet të diskutohet edhe për kandidaturën e kësaj partie për president. Javën e kaluar LSDM hapi konkurs për paraqitjen e kandidatëve që pretendojnë të marin nominimin partiak. Jozyrtarisht mësohet se katër pretendentët kryesor janë Stevo Pendarovski, Nikolla Dimitrov, Radmilla Sheqerinska dhe Oliver Spasovski.

Comments