Lugina e Preshevës përballë kolonializmit osman dhe turkifikimit sllav

206

Shqipëtarët e Luginës së Preshevës, kanë fatkeqësinë që të jenë në kufi të Trojeve Shqipëtare, pos saj të jenë në një nga korridoret që njiheshin që në lashtësi që lidh Euro-Azinë( korridori Morava-Vardar). Shkaku i këtyre dy fakteve, ka ndodhë të përjetojë tragjedi të shpeshta në histori, madje të ndeshemi me tre armiqët më të përbetuar që njohu Historia jonë Kombëtare: pushtimin Bizantin; pushtimin Osman, pushtimin sllav.
Të moshuarit shqipëtar të Luginës së Preshevës, dëshmonin “ ai është bërë turk”- në rastin kur një shqipëtar është bërë musliman, derisa deri para 2-3 dekadash, të gjithë Shqipëtarët e kësaj ane, e quanim veten “elham durilah jam turk!” Perandoria Osmane ishte tolerante në çështjen e besimit deri në Kryengritjen e 1689, kur nën emrin e Kishës Katolike dhe Heroit të Kombit tonë Pjetër Bogdanit, nën ndihmën e Austro-hungarisë, u organizu kryengritja antiosmane. Kryengritje kjo e dështuar, edhe nëpër Luginë të Preshevës la gjurmë, e që pas 1690 përdhuni filloi islamizimi i Shqipëtarëve të ultësirës së Luginës së Preshevës( dëshmohet edhe nga gojdhënat e popullit). Kryengritjet antiosmane ishin të vazhdueshme. Sulltanët Osman në vitet 1836 me dekrete filluan osmanizimin e Shqipëtarëve, që nënkuptonte edhe tjetërsimin kombëtar, ndalimin e gjuhës shqipe etj.
Atë që s’mund ta arrinin Osmanët-Turqit, u përpjekën ta bënin serbët, duke i turqizu, islamizu, boshnjakëzuar, maqedonizuar e në fund edhe duke i shpërngul Shqipëtarët. Serbia përpiloi nga Naçertaninë e deri në Librin e Kaltër, pra prej 1844( pra vetëm pak vite pas Dekretit Osman të vitit 1836), e deri tek Libri i Kaltër i viteve të 90 të shekullit të kaluar, në mënyra eksplicite apo implicite që Shqipëtarët të quheshim turq, të shpërnguleshim me dhunë dhe metoda tjera për në Turqi, apo të asimiloheshim etj. Çfarë shpikte Perandoria Osmane a Rusia( më 1815, ambasadori Rus, parapa infiltrimin e hoxhallarëve, për qëllime politike të tyre) kundër Shqipëtarëve, i përvetësonte dhe i adaptonte Serbia, kundër Shqipëtarëve.
Shpërnguljet Shqipëtare nga Lugina e Preshevës, që mbahen mend nga të moshuarit e kësaj ane, që janë përcjell brez pas brezi, datojnë nga një kryengritje e madhe antiosmane( aludojnë në Kryengritjen e 1689), të cilën serbët pastaj e përvetësuan si të tyren. Shqipëtarët në këtë rast ishin shpërngulur ca në drejtim të Karadakut, por shumica ishin ikur me forcat e Austro-hungarisë.
Kurse shpërnguljet epokale të viteve 1877-1878, Shqipëtarët e Sanxhakut të Nishit, deri në Luginë të Preshevës, për në Turqi, madje nga komuna e Preshevës, fshatrat e anës lindore nga autorruga janë me numrin më të madh të të shpërngulurve, pa përjashtuar edhe pjesët tjera. Si nga Osmanët, Turqit ashtu edhe nga Serbët, Shqipëtarët quheshin turq, si të tillë na luftonin duke përligj albanocidin e tyre. Shqipëtarët të vrarë ishin nëse nuk mbanin fesin turk, kurse si turq zakonisht shpëtonin jetën për t’u shpërngul për në Turqi. Golgota jonë ishte me përmasa biblike, kështu e ilustrojnë shumë historian, mes tyre edhe historiani amerikan Justin McCarthy flet për 131.000 musliman( nënkupto Shqipëtar) në Sanxhakun e Nishit në vitet 1876, derisa në vitin 1882 kishin mbetur 12.000 të tillë. Ushtarët serb, gjatë kryerjes së gjenocidit kundër Shqipëtarëve, të Sanxhakut të Nishit deri në Luginë të Preshevës( dëshmitare e kësaj Golgote Shqipëtare ka mbetur Lugina e Preshevës), ku edhe sot përcjellen fjalët e të parëve tonë, që çdo ushtar serb i shiste kryefamiljarit shqipëtar fesin turk që ta vendoste kryefamiljari a familjarët Shqipëtar, për t’u dukur edhe në pamje se janë turq. Shitja e fesit ishte sa gjitha lirat e arit që kishte familja Shqipëtare, apo në këmbim të gjithë pasurisë së paluajtshme dhe të luajtshme( disa herë ia lejonin një pen qe me karrocë për të ikur muhaxherë). Madje tregjet shitnin fesat turk, dëshmojnë pleqët e Luginës, që me 1 lirë ari mund të bliheshin 70-80 fesa turq, madje kurrëShqipëtarët nuk blenin të tillët, pos kur detyroheshin për t’u islamizu-turqizu nga Perandoria Osmane, ndërsa vetëm me ardhjen e pushtimit serb( pra në tetor 1912 në komunën e Preshevës) 1 fes turk nuk mund të blihej as për 70-80 lira. Madje çdo shtëpi Shqipëtare në Luginë të Preshevës, deri vonë kishte fesin turk, të ruajtur në rast rreziku të shpëtonin jetën nga Serbia, duke u paraqitur si turk( këtë e dëshmojnë pleqët e Luginës së Preshevës).Kam patur rastin edhe personalisht të pyesja anëtarë të familjes time, të cilët dëshmonin që “kapuçi” i tillëishte i nevojshëm për të shpëtu jetën nga Serbia, në rast rreziku! Më pas kisha kuptuar në detaje, sepse Serbia i vriste Shqipëtarët, kurse ata shqipfolës që kishin fesin shpëtonin nga vdekja por detyroheshin të iknin për Turqi.
Në periudhën 1877-1912, Serbia zgjeroi territorin për 82% dhe popullësinë për 55%, Mali i zi zgjeroi territorin për 62% dhe popullësinë 100%, Bullgaria zgjeroi territorin e vetë për 29% dhe popullësinë për 3%, Greqia zgjeroi territorin për 68% dhe popullësinë për 67%, pra të gjitha këto vende zgjeruan territorin për 67.79% në dëm të territorit tonë!
Gjatë viteve 1912-1914, rreth 500.000 Shqipëtar, gjatë viteve 1923 deri në Luftën e II Botërore mbi 300.000, në vitet 1953-1956 mbi 530.000 Shqipëtar i shpërngulën për në Turqi, prandaj sot e mbarë bota jep shifra marramendëse të numrit të Shqipëtarëve në Turqi më shumë sesa në gjitha Trojet Shqipëtare në Ballkan. Madje pleqët e Luginës tregojnë që pjesë të tëra të fshatrave Shqipëtar, përdhuni kanë ikur për Anadoll, e më pas nga Mbretria SKS e deri në vitet e 60 të shekullit të shkuar pos përdhuni edhe nga mashtrimi i hoxhallarëve që Serbia i dirigjonte. Një kushëri i imi, hoxhë i Serbisë( paraprakisht ishte edhe hoxhë i Perandorisë Osmane), për një “hajmali” në të cilën gjoja shkruante “allahu ia paska thënë që ajo familje ka bereqet nëse shkon në Anadoll”, i mashtronte duke ia marr arën e bukës në këmbim të saj. Asnjë pjesë e Tokave Shqipëtare të sotme, nuk kanë më shumë njerëz të shpërngulur për Turqi sesa nga Lugina e Preshevës.
Pleqët e Luginës ende e kujtojnë mirë, që Perandoria Osmane ndalonte gjuhën shqipe në vende publike; lejonte gjuhët ortodokse( siç i quanin pleqët gjuhët sllave); të dukurit Shqipëtar( veshja) sipas mentalitetit turko-osman ishte poshtëruese; hyqymeti( shteti) nuk lejonte veshjen e luksit për Shqipëtarët, madje ndalonte disa ngjyra që i takonin islamit=turkut; të veshurit Shqipëtar duhej t’ia lëshonin rrugën dhe ta respektonin osmanliun e ortodoksin( pleqët i quanin sllavët me këtë emërtim), madje të zbrisnin nga shpina e kafshës nëse ishin mbi kal a gomar; Shqipëtarët fyheshin si kaur, që nënkuptonte njerëz të ndytë( të papastër); leçitja në martesa e vdekje Shqipëtarëve nga turqit( Shqipëtarët e turqizuar); turqit( nënkupto Shqipëtarët e turqizuar-islamizuar), të mësuar nga Osmanizmi, thonin më mirë ortodoks sesa kaur( aludonin në Shqipëtarët katolik të Luginës së Preshevës) dhe janë vëllezër ortodoksët( sllavët) me turqit- këtë më pas edhe serbët e përvetësuan duke predikuar hoxhallarët e dirigjuar nga Serbia, që thonin kauri( Shqipëtari katolik), për t’u bë musliman së pari duhet të bëhet ortodoks( nënkupto serb), e pastaj mund të bëhet turk=musliman! Etj.
Mjafton të bisedosh me cilindo turkofil apo turk të mbetur në Trojet tona( në fshatin Rahovicë pas 1912, ka mbetur një familje turke), ata hapur të dëshmojnë që janë pro-serbo-rus, kundër kulturës Shqipëtare dhe dëshirojnë tjetërsimin e Shqipëtarëve në turq. Shiko shembull hoxhallarët tradicional, që Akiden e kanë të marrur nga Turqia, këta thërrasin edhe sot, siç thërrisnin Sulltan Abyl Hamidët, në osmanizimin dhe islamizimin pra turqizimin( ndryshimin e kombit)të Shqipëtarëve. Hoxhallarët e rinjë, të shkollës salafiste, të shkolluar në vendet nën ndikimin e Arabisë Saudite apo vëllazërisë muslimane, thërrasin në unifikimin e konceptit komb dhe fe, duke bërë që besimtarët e tyre Shqipëtar të quhen musliman, prej nga pastaj siç ngjau me kombin musliman të Bosnjës. Shtetet tona Shqipëtare, ende nuk kontrollojnë Akidën-Besimin islam, por atë e lejojnë që të kontrollohet nga Akida Turke dhe ajo e Arabisë Saudite. E kjo tepër shume vërehet në Luginë të Preshevës, derisa Serbia edhe më shumë i ndihmon këtyre rrymave fetare islame, me qëllim për asgjësimin e Kombit Shqipëtar në këtë pjesë.
Andaj pos nacionalistëve Shqipëtar, që reaguan sërish, siç kanë reaguar historikisht, shtetet Shqipëtare heshtin për fat të keq, por për fatmirësi reagoi Aleati yn SHBA, duke kërkuar ndalimin e ndikimit neokolonialist turk në Trojet Shqipëtare. Çdo formëe shtimit të influencës turke, islame automatikisht është në interes dhe dobi edhe të Serbisë, sepse historikisht ashtu e shfrytëzoi.

Më:30.09.2019

MÖBEL THEMA

Skender Jashari  ish i burgosur politik nga  EULEX, për   rastet  e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë  së Serbisë në  Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është  pjesë e  marrur nga  punimi i bërë  gjatë  qëndrimit në  burgimin politik!

Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.

Comments