Lul Raka: Mesazhi në emrin tim për “katastrofën që na pret”, është lajm i rrejshëm

118

Mikrobiologu, Lul Raka, ka reaguar pasi që në disa media online ka qarkulluar lajmi kinse ai ka paralajmëruar një katastrofë si pasojë e pandemisë Covid-19.

Përmes një postimi në Facebook, Raka thotë se mesazhi që është shpërndarë në emër të tij është i rrejshëm, teksa ka apeluar tek qytetarët që të respektojnë masat mbrojtëse kundër virusit, përcjellë Klan Kosova.

MÖBEL THEMA

”Të nderuar/a,

Mesazhi që është shpërndarë nëpër portale (për “katastrofën” që na pret), në emrin tim është lajm i rrejshëm!

MBANI MASKËN!
Shpëtoni veten, më të dashurit tuaj dhe Kosovën!”.

Comments