Lutfi Haziri tregon versionin e tij për çmimin e pranuar nga Donald Trump

55

Lumi - Fahrschule

Nënkryetari i LDK-së dhe njëherësh kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka folur për çmimin që u raportua se ai ka pranuar nga presidenti amerikan, Donald Trump.

“Ambasada Amerikane thotë se ai person nuk përfaqëson qeverinë amerikane, që kjo është e vërtetë. Jam nominuar nga organizata të caktuara, jam njoftuar për nominim. Ka të bëjë me një bord të Shtëpisë së Bardhë, i cili sipas rekomandimeve aprovon mirënjohjet formale dhe joformale që jepen për aktivitete të caktuara”, deklaroi Haziri në RTV Dukagjini.

Ai ka deklaruar se posedon edhe certifikata tjera nga guvernatorë amerikanë që u jepen shtetasve amerikanë.

“Unë kam certifikatë që jep Guvernatori i Shtetit të caktuar për shtetas amerikanë, me tituj amerikanë, që na kanë dhënë jo vetëm mua por gjithë delegacionit prej dhjetë vetash, gjatë vizitës te ai guvernator”, tha Haziri duke treguar se ai vetë nuk ka nënshtetësi amerikane.

MÖBEL THEMA

I pari i Gjilanit ka thënë se Ambasada Amerikane është duke e zbardhë gjithë procesin, nëse ka pasur ndonjë parregullësi.

“Nominimin nuk kam pasur të drejtë të refuzojë, por jam në pritje të vendimit të bordit për të konfirmuar legjitimitetin e këtij procesi, por unë nuk e kam kërkuar këtë çmim, nuk mund të refuzojë diçka që më kanë sjellë në shtëpi”.

I bindur se çmimi që ka pranuar është legjitim, nënkryetar i LDK-së ka mohuar të ketë paguar para

“Nuk kam paguar asnjë cent, dhe besoj se është një çmim legjitim”, deklaroi Lutfi Haziri./Telegrafi

Comments