Musli Verbani
Lutja para gjumit
• Shpirti hyn në trup pasi që të formohet njeriu,
• pastaj del prej trupit kur të vdes njeriu,
• pastaj përsëri në ditën e gjykimit shpirti do të bashkohet me trupin e njeriut.
Ekziston edhe një fazë kohore gjatë jetës, ku shpirti del prej trupit të njeriut, ajo fazë kohore është fazë e gjumit, Zoti i Lartmadhëruar thotë:
“…Ai (Allahu) është ai i cili jua merr shpirtrat gjatë natës…” (El-En’am : 60)
Thotë Zoti i Lartmadhëruar:
“Allahu ua merr shpirtrat në kohën e vdekjes, ndërsa atyre që nuk kanë vdekur (ua merr shpirtrat) në kohën e tyre të gjumit. Pastaj Ai ndal shpirtin e atij që i ka caktuar vdekja, ndërsa të tjerëve ua lë deri në një kohë të caktuar…”
Muhamedi a.s. na ka mësuar që kur të biem në gjumë të bëjmë këtë lutje:
“Në emrin tënd o Zoti im po e shtrij krahërorin dhe
në emrin tënd do të ngrihem.
Në qoftë se ma merr shpirtin, më mëshiro,
nëse e kthen, ruaji siç i ruan shpirtrat bamirës dhe të devotshëm.”