Lutja para kontaktit intim – Dr. Musli Verbani

517

Ademi a.s është krijuar pa mashkull dhe femër (pa nënë dhe pa babë).
Hava është krijuar pa femër (pa nënë).
Isa a.s. është krijuar pa mashkull (pa babë).
Njerzimi krijohen prej mashkullit dhe prej femrës (prej babe dhe prej nëne).

MÖBEL THEMA

Thotë Zoti i Lartëmadhëruar:
Ai (Allahu) i dhuron vajza kujt të dojë
E (i dhuron) djem kujt të dojë.
Ose disave u dhuron djem e vajza;
e, kë të dojë e lë pa fëmijë. (Esh-Shura, 49,50).

Zoti i Lartëmadhëruar ndonjë pejgamberi i ka dhurua vetëm vajza siq është rasti i Shuajbit a.s
Zoti i Lartëmadhëruarndonjë pejgamberi i ka dhurua vetëm djem siq është rasti i Ibrahimit a.s.
Zoti i Lartëmadhëruar i ka dhurua Muhamedit a.s fëmijë edhe djem edhe vajza
Pa kurrfar dyshimi se fëmija i mirë është dhurata më e çmuar për njeriun

Kur një grua dhe një burrë kombinojnë nëpërmjet bashkimit të qelizave riprodhuese të tyre fillon “zhvillimi i fëmijës”.
Nga qeliza e riprodhimit të gruas e cila quhet “vezë”dhe nga qeliza riprodhuese e burrit e cila quhet spermatozoid fillon embrioni rezultues një-qelizor i “çiftëzuar ose bashkuar”. Kjo ndodhë rreth 24 deri në 30 orë mbas fekondimit.

Para kontaktit intim mirë është të bëhet lutja si në vijim:
“Në emër të Allahut,
Zoti im largoje shejtanin nga ne dhe
largoje shejtanin nga ai me të cilin na furnizon (fëmijën tanë i cili mund të fillon të zhvillohet nga ky moment).”

Kjo nga shkaku se nëse nga ai kontakt intim fillon zhvillimi i fëmijës, ai fëmijë do të jetë i siguruar nga shejtani, me fjal tjera shejtani nuk mund ta lajthitë në rend të para nga besimi në Zot dhe pastaj do të jet i siguruar edhe nga mëkatet e mëdha dhe lajthitjet tjera.

Comments