Macron i kundëpërgjigjet Trumpit: Franca, aleat i SHBA-ve por jo shtet vasal

53

Lumi - Fahrschule

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron i tha të mërkurën presidentit amerikan, Donald Trump se Franca është aleat i Shteteve të Bashkuara të Amerikë dhe jo shtet vasal, pasi Trump e kishte sulmuar atë me disa ‘cicërima’ në Twitter, që tregonin se sa shumë marrëdhëniet mes të dyja vendeve ishin përkeqësuar.

Në pesë ‘cicërimat’ e të martës, pas vizitës në Paris për të shënuar 100 vjetorin e përfundimit të Luftës së Parë Botërore, Trump i rikujtoi Francës për humbjen e afërt ndaj Gjermanisë në të dyja luftërat, i dha një goditje të fortë industrisë franceze të verës derisa nuk e la pa e përmendur edhe rënien në vlerësimet për Macron.

Trump më herët kishte kritikuar sugjerimin e Macron se duhej një ushtri evropiane, pjesërisht, për të reduktuar besimin në ushtrinë amerikane.

I pyetur nëse ai ishte ndjerë i ofenduar nga reagimet e Trump, Macron foli lidhur me aleancën e gjatë ushtarake mes të dyja vendeve, nga Lufta e Pavarësisë së Amerikës dhe më vonë, transmeton Klan Kosova.

MÖBEL THEMA

“Në secilin moment të historisë sonë, ne ishim aleatë, prandaj mes aleatëve, respekti është i detyrueshëm. Unë nuk mendoj se francezët presin që unë të përgjigjem në Twitter, por të vazhdoj këtë histori të rëndësishme”, ka thënë Macron në televizionin TF1, transmeton Klan Kosova.

Por kur u pyet, nëse ka pasë një keqkuptim të madh mes të dyja vendeve pas komenteve të Macron për krijimin e një ushtrie evropiane që e kanë zemëruar presidentin amerikan, Macron tha se të qenit aleat i SHBA-ve nuk do të thotë të nënshtrohesh.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleati ynë historik dhe do të vazhdojnë të jenë. Është aleati me të cilin ne marrim të gjitha rreziqet, me të cilin kryejmë operacionet më të komplikuara. Por të jesh një aleat nuk do të thotë të jesh një shtet vasal“, ka thënë Macron.

Mosmarrëveshja publike ishte në kontrast të thellë me ton miqësor që kishte qenë një shenjë dalluese e marrëdhënieve midis ish-bankierit dhe ish-zhvilluesit të pasurive të patundshme, që kur Macron u zgjodh në vitin 2017.

Pasi u ftua në Paris për të marrë pjesë në paradën ushtarake në Ditën e Bastias në korrik të vitit të kaluar dhe kur priti Macron dhe bashkëshorten e tij për një vizitë shtetërore në Washington në muajin janar, Trump e kishte cilësuar Macron si një “njeri të jashtëzakonshëm” dhe “një mik të mirë”./ Klan Kosova

Comments