Makfudbal: Visar Musliu Lojtar i sezonit 2018/19

96

Shkëndija bëri lëvizje vendimtare për të forcuar mbrojtjen kur morri Visar Musliun nga Vardari. Ai sezonin e kaluar ishte një nga shtyllat në ndeshjen e kampionit maqedonas, ku dha një kontribut të madh në mbrojtjen e kurorës së kampionatit, dhe në të njëjtën kohë me lojërat e mëdha ai u promovua edhe si përfaqësues i reprezentacionit të Maqedonisë.

MÖBEL THEMA

Musliu, sipas zgjedhjes së MAKFUDBAL, është lojtari më i mirë për sezonin 2018/19 në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë. Ai fitoi statujën prestigjioze dhe çmimin nga kompania e pajisjeve sportive Mega Sport.

“Falënderime të mëdha për këtë njohje prestigjioze. Kur vjen nga një portal i specializuar i futbollit, nga duart e gazetarëve dhe analistëve që shumë mirë e njohin situatën dhe cilësinë, kjo për mua vlen shumë. Ky çmim është edhe një detyrim për mua që të vazhdoj të punoj më shumë në ndeshjet tjera si në ekipin e Shkëndijës po ashtu edhe të reprezentacionit të Maqedonisë “, tha Visar Musliu.

Comments