Makina me drejtues italian përmbyset në Sarandë, shkak shpejtësia tej normave

399

Një mjet me drejtues një shtetas italian për shkak të shpejtësisë ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

Pavarësisht se mjeti është përmbysur, fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar rëndë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Vrinë-Xarrë në Sarandë.

Italiani që drejtonte mjetin ishte nisur drejt Qafë Botës për në Igumenicë nga ku do të udhëtonte më pas drejt Italisë.

Ekspertët e qarkullimit rrugor kanë shkuar në vendin e ngjarjes për të zbardhur shkaqet.

Comments