Makina nga Burreli aksidentohet në Fier, ndërron jetë 27-vjeçari

38

Një 27-vjeçar nga Burreli humbi jetën në një aksident rrugor në Fier.

Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 08:40, në autostraden Levan–Tepelenë, në afërsi të fshatit “Buzmadh” ku mjeti tip “Honday” me drejtues shtetasin K.B, 25 vjeç, banues në Burrel, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

MÖBEL THEMA

Për pasojë ka ndërruar jetë pasagjeri, shtetasi E.H, 27 vjeç, banues në Burrel, si dhe ndodhet nën kujdesin e mjekeve në Spitalin Rajonal Fier pasagjerja tjetër, shtetasja E.M, 21 vjeçe, banuese në Mat.

Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor për kryerjen e veprimeve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Comments