Maloku: Reka të merret me punët e ministrisë, të mos brengoset që Serbia s’ka dalje në det

510

Politologu, Albinot Maloku, ka reaguar pas dekalaratës  së ministrit të Integrimeve, Blerim Rekës, se Kosova mund të bëj një kompromis me Serbinë për t’i lejuar çasje në Adriatik.

Maloku në një postim ka thënë se më 17 shkurt 2008 Kosova i ka mbyllur negociatat për prekjen e territorit, me Serbinë.

Sipas tij, Reka është më mirë që të merret vetëm me punët e ministrisë që ai e drejton.

Postimi i plotë:

Pajtohem në plotni me ministrin Reka!

Askush nuk ka të drejtë ta negociojë prekjen e territorit të Kosovës me Serbinë.

Mirëpo, po ashtu, as Reka (para se gjithash si ministër për integrim evropian), nuk ka të drejtë e as tagër të jap oferta në situatën aktuale të krijuar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

E dimë, Kosova me 17 shkurt 2008 e ka mbyllur kapitullin e ofertave kundrejt Serbisë. Ka dhënë atë ç’ka ka mundur ta jap.

“Oferta” e ministrit Reka për gjoja kompromisin e madh, që t’i mundësohet Serbisë dalja në detin shqiptar përmes Kosovës, është nonsens. Veç kësaj, është edhe në shpërputhje të plotë me synimet e Kosovës karshi integrimeve në NATO dhe BE.

E çka që Serbia nuk ka dalje në det? Pse duhet t’i interesojë kjo Kosovës?

Serbia është e bllokuar nga Mali i Zi e Maqedonia e Veriut? Pastaj, ky bllokim nuk është vetëm vullnet i këtyre dy shteteve, por i NATO-s.

Besoj që më mirë është për ministrin t’i kryej punët e veta aty ku është (në ministrinë më kot që e ka Republika jonë), e të mos brengoset për “Serbinë e bllokuar”, që nuk paska dalje në det

Comments