Man City thellon krizën e Arsenalit, fitore bindëse në Emirates

113

Manchester City është rikthyer te fitorja, pas humbjes nga Manchester United javën e kaluar.

MÖBEL THEMA

Qytetarët kanë mposhtur bindshëm Arsenalin me rezultat 0:3, që nuk fitojnë ndaj tyre që nga viti 2015 në ndeshje zyrtare.

Ndeshja u vendos në pjesën e parë me të jashtëzakonshmin Kevin De Bruyne (2’ 40’) i cili realizoi dy gola dhe asistoi te Raheem Sterling (15’).

Pjesa e dytë solli të dyja ekipet në një rendiment më të ulët dhe me disa raste shënimi.

City mbetet në pozitën e tretë me 35 pikë, ndërsa Arsenal vazhdon të jetë në pozitën e nëntë me 22 pikë. /Lajmi.net/

Comments