Manchester United me ofertën e parë për Vedat Muriqin

225

Klubi anglez, Manchester United duket se e ka marrë seriozisht transferimin e yllit kosovar, Vedat Muriqit.

Kjo pasi që sipas Calciomercato, United ka filluar të përgadis ofertën e parë për Muriqin, e sipas këtij raportimi shuma e ofruar për Muriqin besohet që do të jetë afro 20 milionë euro.

MÖBEL THEMA

Ky transferim nga United po synohet që të finalizohet gjatë verës mirëpo sipas këtyre raportimeve kjo ofertë mund të refuzohet nga Fenerbahce.

Gjiganti turk po e cilëson Muriqin si një sulmues me potencial të madh andaj ata janë të gatshëm ta lejojnë të largohen vetëm për 30 milionë euro./Indeksonline/.

Comments