Maqedoni, publikohet protokolli se si duhet të sillemi në punë

115

Larja e duarve, vendosje e mjeteve dezinfektuese në vende të theksuara të hapësirës punuese, mbajtja e maskave mbrojtëse, mbajtja e largësisë prej një metër, shmangie e kontaktit fizik me persona të tjerë si përqafimi, prekja dhe shtrëngim i duarve, organizimi i punës me ndrime apo në largësi nëse kjo është e mundshme. Këto janë disa nga rekomandimet që i përmban Protokolli për masa parandaluese te vendet e punës që Qeveria i miratoi në mbledhjen e 60-të.

Rekomandimi është që duart të lahen me sapin apo mjete për dezinfektim para nisjes me punë, para ngrënies së ushqimit dhe pas kontaktit me kolegë apo klientë apo pas kontaktit me objekte potenciale të ndotura. Vazhdimisht të pastrohen hapësirat e punës, posaçërisht ato që preken shpesh si pjesët e derës, dritares dhe dritës. Në vendin e punës duhet të ketë mjaftueshëm maska mbrojtëse si dhe shporta, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në vend që shihet duhet të vendoset material promovues për mbajtje të maskës mbrojtëse dhe udhëzime se si përdoret, ndërsa nëse ndonjë nga të punësuarit është i infektuar apo nuk ndjehet mirë nuk duhet të vijë në punë. Nëse dikush nga të punësuarit nuk ndjehet mirë dhe ndodhet në punë, duhet t’i sigurohet maskë mjekësore për t’u kthyer në shtëpi.

MÖBEL THEMA

“Të gjithë punonjësit duhet të kujdesen për shëndetin e tyre dhe vazhdimisht ta masin temperaturën e trupit”, thuhet në Protokollin e publikuar.

Njerëzit që kanë pasur kontakt të afërt me person të infektuar me Covid-19 duhet të shkojnë në izolim shtëpiak për 14 ditë pas kontaktit të fundit me atë person.

Rekomandimi është që të ketë distancë më së paku prej një metër në punë dhe në hapësirën e përbashkët të punës, siç janë hyrjet dhe daljet dhe liftet si dhe të zvogëlohen mbledhjet që përfshijnë kontakt të afërt mes të punësuarve, përkatësisht të përdoren mbledhjet online.

Në Protokoll rekomandohet të zvogëlohen dhe anulohet udhëtimet në lidhje me udhëtimet zyrtare në rajonet ku ka rritje të numrit të të infektuarve, dhe nëse janë të domosdoshme, të sigurohen dezinfektues për duar për punëtorët që duhet të udhëtojnë, ndërsa pas kthimit të ndiqet gjendja shëndetësore dhe shfaqja e simptomave gjatë 14 ditëve./Telegrafi/

Comments