Maqedoni, sot fillon pagesa sociale dhe për mbrojtje të fëmijëve

153

Për shfrytëzuesit me kartelë debiti prej sot do të fillojë pagesa e të drejtave në para nga mbrojtja sociale dhe të fëmijëve për muajin qershor, ndërsa nga e hëna për shfrytëzuesit të cilët mjetet i marrin në ekspoziturat dhe filialet e bankave, informojnë nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale (MPPS) dhe theksojnë se edhe këtë muaj do të kryejnë pagesë në faza për ndihmën e garantuar minimale, kompensim për shkak të aftësive të kufizuara, kompensim për ndihmë dhe kujdes nga personi tjetër, kompensim të pagës për orar të shkurtuar të punës, shtesë për strehim dhe kompensim të përhershëm.

“Pagesa do të zbatohet në tre grupe në të gjitha filialet dhe ekspoziturat e hapura e bankave, në pajtim me orarin e konfirmuar sipas orarit, sipas shkronjës së parë të mbiemrit edhe të të hënën më 6 korrik për A, B.V. G. D. GJ, E, ZH, Z, X, të martën 7 korrik për I, J, K, L, LL, M, N, NJ, O dhe të mërkurën 8 korrik për P. R. S. T. Q, U, F, C, Ç, XH, SH”, kumtoi MPPS.

MÖBEL THEMA

Shfrytëzuesit të cilët kanë kartelë debiti lidhur me llogarinë e transaksionit në të cilën paguhen të drejtat nga mbrojtja sociale dhe e fëmijëve, nga MPPS-ja, prej sot do të mund t’i marrin në bankomate.

Theksojnë që të gjithë të cilët do të marrin para nga bankomatet ose nga filialet dhe ekspoziturat e bankave, janë të obliguar të mbajnë maskë mbrojtëse dhe distancë fizike prej dy metrave.

Comments