“Marrja e kompetencave”, Gjykata Administrative anulon vendimin e MASH

283

Gjykata Administrative e ka pranuar ankesën e Taravarit për marrjen e kompetencave në shkollat e mesme me ç ‘rast ka vendosur që të anuloj vendimin e marrë nga MASH për marrjen e kompetencave.

“Vendimi me numër 08-2133/1, i marrë më datë 13.02.2019 nga ana e Ministrisë së Arsimit anulohet”, thuhet në vendimin e Administratives.

E pas këtij vendimi i menjëhershëm ka qenë reagimi I kryetarit të Komunës Arben Taravari, i cili në rrjetin social facebook ka shkruar se Ministri i “kompetencave” dhe “doktori i shkencave juridike”, sipas gjykatës administrative nuk paska të drejtë për marrjen e kompetencave në arsim në komunën e Gostivarit, raporton Tv21.

“I nderuari “docent” kthe kompetencat, kërko falje publike dhe dorëzo dorëheqje të parevokueshme, jo për mua, po për nxënësit dhe mësimdhënësit në Gostivar, të cilët i torturon tashmë 2 vjet! Drejtësia doli në shesh!”, ka shkruar mes tjerash Taravari. TV21

Comments