Masa të rrepta sigurie për vizitën e Macron në Serbi: Do të kontrollohen edhe komunikimet në internet

63

Presidenti francez, Emmanuel Macron, do ta vizitojë Beogradin më 15 korrik. Tanjug-u serb, raporton se tashmë kanë arritur ekipet specialist nga Franca që do të përkujdesen për sigurinë e presidentit francez. Ata kanë bërë inspektime në rrugët ku do të kalojë Macron, hotelin ku do të qëndrojë ai. Madje, siç shkruan ky medium serb, do të monitorohen edhe komunikimet përmes internetit gjatë qëndrimit të Macron në Serbi.
Beogradi po përgatitet për ta pritur presidentin e Francës, Emmanuel Macron, i cili arrin në kryeqytetin serb më 15 korrik.

Mediat në Beograd raportojnë se tashmë kanë arritur 100 specialistë të sigurisë nga Franca për ta parë ‘terrenin’ në Beograd, përcjell Periskopi.

“Ata do të bashkëpunojnë me kolegët serbë dhe do të bëjnë planin e detajuar për vizitën e tij”, raporton Tanjug.

MÖBEL THEMA

“100 specialistë të sigurisë kanë arritur, me ekipin ku bëjnë pjesë edhe pjesëtarë të Shërbimit Inteligjent francez, ata do të përkujdesen për planin që do ta mbulojë vizitën e Macronit në Serbi, në aspektin e sigurisë”, shkruan tutje medium serb.

“Ata deri tani kanë shikuar të gjitha rrugët kah do të kalojë Macroni dhe ku do të qëndrojë ai”, shkruan Tanjug.

Macron raportohet se do të qëndrojë në ‘Hyatt Hotel’ dhe rrugët përreth tij do të jenë të bllokuar. Ndërtesat përreth do të sigurohen nga snajperistët. Po ashtu, sic raporton Tanjug, ‘edhe komunikimiet që do të bëhen me internet nga Serbia me vendet e huaja do të monitorohen”, shkruan gazeta.

Comments